Aktualitet

Vendi i izoluar nga koronavirusi, IKMT nis nga puna në Thumanë, shembin shtëpitë e prishura nga tërmeti

Ditën e sotme në Thumanë kanë shkuar mjetet e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, të cilët kanë nisur me prishjen e banesave të dëmtuara.
Featured image of article: Vendi i izoluar nga koronavirusi, IKMT nis nga puna në Thumanë, shembin shtëpitë e prishura nga tërmeti Pamje nga Thumana

THUMANË– Edhe pse vendi është izoluar nga koronavirusi, duke se puna për ndërtimin e banesave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit po vijon. Ditën e sotme në Thumanë kanë shkuar mjetet e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, të cilët kanë nisur me prishjen e banesave të dëmtuara.

Dje në Thuamanë ishte edhe vetë kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, të cilët panë nga afër gjendjen e punimeve. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se do t’u jepet prioritet ndërtimit të banesave individuale duke premtuar edhe njëherë se banorët do të futeshin brenda para Vitit të Ri.

Mbi 1000 persona u lënduan dhe  51 të tjerë humbën gjatë tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Tre qarqet që u prekën janë Tirana, Durrësi dhe Lezha, ndërsa qeveria u premtoi rindërimin e banesave që kanë humbur. Shqipëria ka mbledhur 1.15 miliardë euro grante dhe hua nga Konferenca e Donatorëve, fond i cili do të përdoret për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

Shto Koment