Aktualitet

Vendi bosh i Gentian Osmanit në KLP, Prokuroria Përgjithshme thirrje prokurorëve për të aplikuar

Gentian Osmani ka qenë prokurorë që vinte nga Prokuroria e Shkallës së Parë, prandaj dhe prokurorët që mund të aplikojnë duhet të jenë nga shkalla e parë.
Featured image of article: Vendi bosh i Gentian Osmanit në KLP, Prokuroria Përgjithshme thirrje prokurorëve për të aplikuar Prokuroria e Përgjithshme

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka hapur garën për vendin vakant të lënë nga Prokurori Gentian Osmani, në Këshillin e Lartë të Prokuoririsë. Në faqen zyrtare të Prokurosisë bëhet me dije se të gjithë të intersuarit për të qenë pjesë e KLP, mund të aplikojnë.

Gentian Osmani ka qenë prokurorë që vinte nga Prokuroria e Shkallës së Parë, prandaj dhe prokurorët që mund të aplikojnë duhet të jenë nga shkalla e parë.

Organi i akuzës më tej ka bërë me dije dhe kushtet që duhet të kenë të gjithë kandidatët që do aplikojnë në KLP.

LETRA E PLOTË

 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment