Aktualitet

Vendet vakante/ Kim e Soreca ‘zbarkojnë’ në zyrën e Tushës: Një Gjykatë Kushtetuese funksionale, kusht kyç për në BE!

Detaje nga takimi me Vitore Tushën ka zbuluar ambasadori Luigi Soreca, i cili përmes një postimi në Twitter shkruan se një Gjykatë Kushtetuese funksionale është kusht kryesor për Bashkimin Europian si edhe për demokracinë dhe stabilitetin në Shqipëri.
Featured image of article: Vendet vakante/ Kim e Soreca ‘zbarkojnë’ në zyrën e Tushës: Një Gjykatë Kushtetuese funksionale, kusht kyç për në BE! Luigi Soreca, Vitore Tusha dhe Yuri Kim

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe ai i BE-së, Luigi Soreca kanë zhvilluar një takim me kryetaren e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Vitore Tusha, e cila po zëvëndëson në detyrë gjyqtarin Ardian Dvorani.

Detaje nga takimi ka zbuluar ambasadori Soreca, i cili përmes një postimi në Twitter shkruan se një Gjykatë Kushtetuese funksionale është kusht kryesor për Bashkimin Europian si edhe për demokracinë dhe stabilitetin në Shqipëri. Gjithahstu në postimin e tij, Soreca shkruan se KED ka si detyrë kryesore konsolidimin e institucioneve të drejtësisë.

“Bashkë me ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, takuam znj. Vitore Tusha, kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Një Gjykatë Kushtetuese funksionale është një kusht kyç për bisedimet e anëtarësimit me BE-në dje për demokracinë dhe stabilitetin në Shqipëri. Roli i KED për të ecur me shpejtësi në këtë proces është i rëndësishëm. Presim një vlerësim të shpejtë për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për tre poste vakante në Gjykatën Kushtetuese. Opinioni i Komisionit të Venecias është një mundësi për të rënë dakord për mënyrën sesi të ecësh përpara për të siguruar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, që është institucioni i vetëm që mund të interpretojë Kushtetutën dhe të vendosë mbi konfliktet kushtetuese. Fryma e reformës në drejtësi ka të bëjë me vetëqeverisjen dhe pavarësinë. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është krijuar për këtë qëllim dhe renditja dhe vlerësimi i kandidatëve duhet të jetë profesional dhe i pavarur,”- shkruan ambasadori i BE-së.

Ndërkohë ndryshe nga kolegu Soreca, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim është shprehur se ka ardhur koha për ngritjen e institucioneve të drejtësisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Respekt ndaj gjyqtaren Tusha për vendosmërinë e saj për zbatimin e Reformës në Drejtësi. SH.B.A mbështet fuqimisht atë dhe gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë që kanë kaluar Vettingun. Koha që institucionet të ngrihen dhe të tregojnë pavarësi dhe integritet,”-shkruan Kim.

Ndërkohë mesditën e sotme, lidhur me rekomandimet e ‘Venecias’ për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka zhvilluar një takim për 40 minuta në zyrën e presidentit Ilir Meta. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment