Rajoni

Vendet e BE-së Zvicra, Norvegjia dhe Britania reagojnë pasi Qeveria nuk i lejoi 20 mjekë të hyjnë nga Serbia

Zyra e BE-së në Kosovë së bashku me udhëheqës të misioneve të BE-së dhe ambasadorë të shteteve tjera përmes një deklarate të përbashkët kanë reaguar pasi qeveria nuk lejoi personelin mjekësor nga Serbia të hyjë në Kosovë.
Featured image of article: Vendet e BE-së Zvicra, Norvegjia dhe Britania reagojnë pasi Qeveria nuk i lejoi 20 mjekë të hyjnë nga Serbia Foto ilustruese

SERBI– Gjatë këtyre muajve kur e gjithë bota ka qenë dhe vijon të jetë ende e prekur nga koronavirusi shumë grupe mjekësh kanë hyrë e kanë dalë nga territori serb.

Kujtojmë që pavarësisht se Serbia gjatë pandemisë ka lejuar  hyrjen e ekipeve të mjekëve dhe infermierëve, të cilët kanë ofruar ndihmë në zonat e banuara me serbë, bashkësia ndërkombëtare po proteston fuqishëm për ndalimin që iu bë 20 mjekëve javën e kaluar.

Për këtë shkak zyra e BE-së në Kosovë së bashku me udhëheqës të misioneve të BE-së dhe ambasadorë të shteteve tjera përmes një deklarate të përbashkët kanë reaguar pasi qeveria nuk lejoi personelin mjekësor nga Serbia të hyjë në Kosovë.

Në këtë deklaratë thuhet se rrjedha e lirë rajonale e personelit mjekësor është thelbësore në këtë krizë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne gjithashtu u bëjmë thirrje të gjitha palëve që prioritet të kenë shëndetin e qytetarëve dhe të mirëpresin të gjitha mundësitë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe rajonal që kanë për qëllim shpëtimin e jetëve dhe mbrojtjen e popullatës nga pandemia. Rrjedha e lirë rajonale e furnizimeve dhe personelit mjekësor është thelbësore për suksesin e kësaj përpjekje. Udhëheqësja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë, Udhëheqësit e Misioneve të BE-së, Ambasadorët e Norvegjisë, Zvicrës dhe Mbretërisë së Bashkuar, Udhëheqësi për Kosovën i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe Menaxheri i Vendit i Bankës Botërore janë përkrah popullit të Kosovës në këto kohë sfiduese, dhe jemi të vendosur të vazhdojmë ta mbështesim Kosovën që ta tejkalojë këtë krizë”, thuhet në deklaratë.

Ndër të tjera Zyra e BE-së dhe ambasadorët kanë thënë se e vlerësojnë menaxhimin me pandeminë Covid-19 të Qeverisë aktuale.

Postimi ne Facebook.

“E vlerësojnë menaxhimin efektiv deri më tani të krizës së Covid-19 nga qeveria në detyrë dhe populli i Kosovës. Tani ka rëndësi madhore që rregullat e vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e virusit të respektohen nga të gjithë. Për më tepër, besojmë se në këto kohë të pasigurisë së madhe, të gjithë aktorët duhet t’i lënë mënjanë dallimet dhe të punojnë së bashku për të mirën e njerëzve. I mirëpresim të gjitha mundësitë për t’i diskutuar bashkërisht, në instancat e duhura institucionale, masat e nevojshme për kalimin e sfidës së Covid-19, përfshirë ratifikimin e marrëveshjeve financiare të negociuara me BE-në, shtetet e saj anëtare, Institucionet Financiare Ndërkombëtare, si edhe masat kombëtare për të adresuar krizën shëndetësore dhe ekonomike.”-  lexohet në këtë deklaratë.

A.C/Dosja.al

Shto Koment