Showbiz

‘Vend i urrejtjes dhe i ankthit’, Dua Lipa e lodhur me rrjetet sociale: Përfundoj duke lexuar gjëra që nuk dua t’i shoh

Teksa ka dhënë një intervistë për BBC, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua u ka bërë thirrje të gjithë përdoruesve të internetit që të jenë më të mirë ndaj njëri-tjetrit.
Featured image of article: ‘Vend i urrejtjes dhe i ankthit’, Dua Lipa e lodhur me rrjetet sociale: Përfundoj duke lexuar gjëra që nuk dua t’i shoh Dua Lipa

TIRANË- Dua Lipa është një ndër këngëtaret me famë botërore e cila ka rrëmbyer zemrat e  mijëra fansave në mbarë  botën dhe është idhull për shumë vajza. Por pavarësisht mundësive dhe suksesit që ka arritur në jetë, Dua është shprehur se në ditët e sotme ekziston një vend ku ka vetëm  ‘urretje dhe ankth.’

Teksa ka dhënë një intervistë për BBC, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua u ka bërë thirrje të gjithë përdoruesve të internetit që të jenë më të mirë ndaj njëri-tjetrit.

Gjatë intervistës është i ka treguar gazetares  Louise Minchin, se ka ditë që nuk i lexon fare komentet që lënë ndjekësit  në  llogarinë e saj  të Instagramit.

 “Disa ditë ndoshta ndihem më me vullnet dhe pëfundoj pothuajse duke shikuar gjëra që nuk dua t’i shoh. Rrjetet sociale mund të jenë një mjet shumë i mirë e mund të jenë shumë argëtuese për të ndarë gjëra por në të njëjtën kohë është një vend i urrejtjes e ankthit”, -është shprehur Dua.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë që disa  kohë më parë Dua tha të nëjtën gjë edhe për botën e muzikës, ku sipas saj  është një vend  që dëmton shëndetin psikologjik të artistëve.

Dua ka  shtuar  se pavarësisht sesa benefite pozitive mund të na jap ky sistem i teknologjik, ekzistonë njerëz negativë pas ekraneve që përhapim vetëm  urretje.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al 

Shto Koment