Aktualitet

Vëllezërit Duka u shoqëruan në polici natën e vrasjes e më pas “avulluan”, ‘kokat e KLANIT’ lëviznin me blindin e biznesmenit, ia morën për të mos u identifikuar në krim

EKSKLUZIVE
Në dosjen e Prokurorisë, të siguruar ekskluzivisht nga Dosja.al shihet edhe deklarata e Aleksandri Vasilit, pronarit të restorantit ‘La Familia’, të cilin vëllezërit duka e kishin rikonstruktuar, e kishin hapur vetëm një javë para krimit dhe do ta mbanin me qira për tre vite. Vasili, përpara grupit hetimor, ka pranuar se vëllezërit Duka kishin marrë restorantin e tij me qira dhe shton gjithashtu se u kishte dhënë të drejtë të përdornin edhe mjetin e tij blind.
Featured image of article: Vëllezërit Duka u shoqëruan në polici natën e vrasjes e më pas “avulluan”, ‘kokat e KLANIT’ lëviznin me blindin e biznesmenit, ia morën për të mos u identifikuar në krim Vëllezërit Duka dhe foto ilustruese

TIRANË– Dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi, kryesorët e klanit që organizoi vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko, kishin marrë mirë masat. Të dy lëviznin me makinë të blinduar, për të mos u identifikuar si të përfshirë në krim dhe madje, as mjetin që është rezistent ndaj plumbave, nuk e kishin në emrin e tyre.

Në dosjen e Prokurorisë, të siguruar ekskluzivisht nga Dosja.al shihet edhe deklarata e Aleksandri Vasilit, pronarit të restorantit ‘La Familia’, të cilin vëllezërit duka e kishin rikonstruktuar, e kishin hapur vetëm një javë para krimit dhe do ta mbanin me qira për tre vite. Vasili, përpara grupit hetimor, ka pranuar se vëllezërit Duka kishin marrë restorantin e tij me qira dhe shton gjithashtu se u kishte dhënë të drejtë të përdornin edhe mjetin e tij blind.

Natën e krimit, të dy vëllezërit Duka, u gjetën në bordin e mjetit të biznesmenit Vasili dhe u shoqëruan në polici për t’u marrë në pyetje, por më pas, ‘avulluan’. 

Aleksandri Vasili pohon faktin se me një kontratë të datës 28.04.2019, vëllezërit Duka i patën marrë me qera për 3 vjet një lokal tek Zona e Freskut, i emërtuar “La familia”, të cilin e patën rikonstruktuar dhe kishin një javë që e patën hapur; nga kqyrja e dokumentacionit të automjetit të Aleksandri Vasilit rezulton se ai u kishte dhënë vëllezërve Duka të drejtë për përdorim të automjetit të tij të blinduar, në bordin e të cilës janë gjetur nga policia disa orë pa ngjarjes dhe janë shoqëruar në stacion policor për tu marrë në pyetje; Kërkimi pas ngjarjes dhe gjetja nga policia e vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka në bordin e një autoveture të blinduar të Aleksandër Vasilit, për të cilën ky i fundit ua pat dhënë atyre të drejtën për ta përdorur, siç dhe këta në muajin prill 2019, i patën marrë atij me qera për tre vjet, lokalin te Zona e Freskut, “La familia” ku edhe kishin drekuar ditën e ngjarjes dhe nga edhe ishin nisur për të kryer vrasjen, tregojnë sërish masat që këta të dy (Leonard dhe Erlis) kishin marrë për të mos u identifikuar në krim,”- shkruhet në materialin e siguruar nga Dosja.al.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vrasja e Santiago Malkos

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Dosja.al zbuloi skandalin, se Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga,  Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

(f.g;f.m/dosja.al)

Shto Koment