Aktualitet

Vëllain ia kishin vrarë në një disco të Barcelonës! Kush është Everest Çaka, i riu ndryshoi emrin pas akuzave për vrasje, mbi supe i rëndon ‘ekzekutimi’ i shoferit, nuk iu provua kurrë krimi

Në prangat e Policisë ranë: Ibrahim Caka, Elton Hyka si dhe Ardit Spahiut, që të tre banorë të Elbasanit. Shkak për vrasjen asokohe u konsiderua historia e ndodhur në 2007, në shtetin e Spanjës.
Featured image of article: Vëllain ia kishin vrarë në një disco të Barcelonës! Kush është Everest Çaka, i riu ndryshoi emrin pas akuzave për vrasje, mbi supe i rëndon ‘ekzekutimi’ i shoferit, nuk iu provua kurrë krimi Pamje nga atentati ne Elbasan

ELBASAN– Elbasanit është përgjakur ditën e sotme! Në zonën e njohur si “Fushë Mret”, është ekzekutuar me armë zjarri Ibrahim Caka, i njohur gjithashtu edhe me identitetin e ri që i kishte dhënë vetes, Everest Caka. Paraprakisht është bërë me dije se Caka është djali i tezes së Arjan Spahiut, kunatit të Erion Alibejt, një prej personazheve më të komentuar të botës së krimit në qytet. Por edhe 41-vjeçari nuk ishtë pa histori mbi supe!

Çaka akuzohej për vrasjen e shoferit të autobusëve, Gëzim Alikaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.  52-vjeçari u gjet pa jetë pranë urës së Zaranikës, me tek plumb në kokë.  Pas hetimeve, policia e Elbasanit prangosi 3 persona si të dyshuarit kryesorë për vrasjen, mes tyre dhe viktima e sotme dhe kushëriri i tij, i cili asokohe mbante emrin Ardit.

Në prangat e Policisë ranë: Ibrahim Caka, Elton Hyka si dhe Ardit Spahiut, që të tre banorë të Elbasanit. Shkak për vrasjen asokohe u konsiderua historia e ndodhur në 2007, në shtetin e Spanjës, ku vëllai i viktimës, së bashku me një shtetas tjetër ekzekutuan vëllanë 25-vjeçar të Çakës, pas një grindjeje të momentit në një disko në Barcelonë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Vendi s’gjen qetësi! Atentat në Elbasan, ekzekutohet brenda makinës Everest Çaka, i plagoset gruaja! Viktimës i vranë vëllanë, 11 vite më parë e akuzonin për vrasje. Lidhja e të ndjerit me ‘Alibejt’

(k.m/dosja.al)

Shto Koment