Sport

Vëllai zbulon të ardhmen e Toni Kroos, fundi nuk do të jetë në Madrid

Kroos u bashkua me Real Madrid në vitin 2014 dhe deri tani ka fituar 4 herë Champions League dhe një herë La Liga, përveç dy Superkupave të Spanjës
Featured image of article: Vëllai zbulon të ardhmen e Toni Kroos, fundi nuk do të jetë në Madrid Toni Kroos

E ardhmja e Toni Kroos pritet të jetë te Real Madrid. Konfirmimi, këtë herë, vjen nga i vëllai i mesfushorit gjerman, Felix Kroos, që i intervistuar nga Movistar ka rrëfyer: “Im vëlla është i lumtur në Madrid! E kam sqaruar këtë gjë disa herë, por prap vazhdohet të flitet lart dhe poshtë. Nuk ka asnjë motiv të ndryshojë ekip”.

“Kur do të varë këpucët në gozhdë do ta bëjë në Gjermani, këtë e them me siguri. Por, vështirë të dimë se çfarë do të ndodhë pas pesë vitesh për shembull”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kroos u bashkua me Real Madrid në vitin 2014 dhe deri tani ka fituar 4 herë Champions League dhe një herë La Liga, përveç dy Superkupave të Spanjës.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment