Bota

Vëllai i George Floyd nxjerr detaje nga biseda që bëri me Donald Trump: S’më dha mundësinë të…

Philonise Floyd është shprehur se biseda me Trump ka qenë shumë e shkurtër ndërkohë ky i fundit nuk e ka lënë të flasë, kur ai i kishte kërkuar drejtësi për të vëllanë.
Featured image of article: Vëllai i George Floyd nxjerr detaje nga biseda që bëri me Donald Trump: S’më dha mundësinë të… Donald Trump dhe vellai i George Floyd

SHBA- Philonise Floyd, vëllai i afro-amerikanit, i cili u vra nga polici duke shkaktuar më pas edhe protesta të dhunshme në SHBA, ka treguar detaje nga biseda e tij me presidentin Donald Trump, dhe me kandidatin presidencial Joe Biden.

Ai është shprehur se biseda me Trump ka qenë shumë e shkurtër ndërkohë ky i fundit nuk e ka lënë të flasë, kur ai i kishte kërkuar drejtësi për të vëllanë.

“Ai nuk më la mundësinë as të flasë, ishte rëndë. U përpoqa të bisedoj por ai vazhdimisht, disi më refuzonte” deklaroi vëllai i George Floyd. Ndërkohë ai ka treguar edhe bisedën që ka bërë me Joe Biden, ku kishte kërkuar që kandidati demokratik presidencial të sjellë drejtësi për vëllanë e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se ditën e djeshme residenti Trump ka shprehur keqardhje për vdekjen George Floyd, e më pas ka lavdëruar edhe anëtarët e familjes së tij duke qenë se kishte folur me të vëllanë e viktimës.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment