LIVE UPDATES
Aktualitet

Vëllai grabiti dyqanin në Laprakë/ I riu u shoqërua në komisariat: Polici më goditi me shpullë, më çau daullen e veshit

21 Shtator 2020, 16:23 Nga DOSJA
Vëllai grabiti dyqanin në Laprakë/ I riu u shoqërua në

Nuk mund të thuhet ende nëse A.B shkoi në polici për të denoncuar një veprim të kundërligjshëm apo për t’i vënë policët në pozicion në vështirë, pasi ata i prangosën të vëllain. Pasi agjentët i kontrolluan shtëpinë dhe i dërguan në qeli të afërmin për vjedhje, A.B akuzon njërin nga policët se e qëlloi me shpullë gjatë veprimeve hetimore dhe ky akt sipas tij i dëmtoi veshin. Por dëmi sipas kallëzuesit ishte aq i rëndë sa i çau daullen e veshit dhe për pasojë ai nuk dëgjonte dot asnjërën nga pyetjet policore që sipas agjentëve ishin procedurale:

“Si e ke marrëdhënien me vëllain? Çfarë të ka sjellë vëllai për të shitur?”. Me një ndryshim, ata që e pyetën ishin një grup tjetër policësh dhe jo “civilët që e dhunuan”.

Burimet i thonë gazetës Si se policia shkoi në dyqanin e A.B dhe në grup ishin të përbërë nga tre vetë, dy policë dhe një police.

A.B pohon në kallëzim “kërkuan vëllain, ju thashë të prisnin gjysmë ore se do vinte. Ju dhashë numrin e telefonit. Ata shtuan se e dyshonin si hajdut cigaresh. Më shoqëruan në komisariatin numër pesë, më lanë gjysmë ore, në atë zyrë ishin dy persona, njëri 35 vjeç, tjetri në moshën 50 vjeç”, përmend kallëzimtari.

Kur ka nisur seanca e pyetjeve përmes të cilave synohej zbulimi i vëllait “hajdut”, polici më i ri e ka pyetur i nervozuar: përse qesh?

“Qesh sepse më keni shoqëruar kot, nuk kam shkelur ligjin”, – u përgjigja, por menjëherë polici i ri reagoi dhe më goditi me shuplakë. I vjetri tha të ndalonte. Pas shuplakës ndjeva dhimbje veshi.

Sipas pretendimeve të kallëzuesit pasi ka dhënë qëndrimin e tij në një zyrë tjetër për të vëllain, ai është larguar për në shtëpi.

“Vëllain e arrestuan atë ditë, ndërsa unë nga dhimbjet e veshit u shtrova në spital ku më thanë se më kishin çarë daullen e veshit”, shton denoncuesi në polici dhe kundër policisë.

Më pas…

Mbasi i vëllai i dyshuar për vjedhjen e një dyqani në Laprakë përfundoi i prangosur, A.B kthehet në polici. Një oficer që e pyeti jep versionin e tij. Oficeri S. S deklaron “po e pyesja, me derë hapur për shkak të masave anticovid dhe ai këmbëngulte që nuk dinte gjë. Ne po hetojmë një ngjarje dhe indiciet tona policore tregojnë këtë gjë. Në një moment kur po e pyesja ky shtetas tha: nuk dëgjoj asgjë, ngrije zërin. Ishte i ulur në karrige dhe i qetë. Për këtë shkak oficerët e pyetën me zë të lartë pas këtij pretendimi.

Por efektivi tregon dyshimet e tij, që sipas burimeve të gazetës Si lidhen me procedurën përpara se A.B të rikthehej në komisariat dhe të ripyetej. “Kur ne shkuam në dyqan ai përgjigjej normal dhe dëgjonte fare mirë, ai komunikoi si zakonisht dhe përgjigjej qartë. Ne nuk konstatuam që ky shtetas nuk dëgjonte mirë” kundërshton oficeri i cili dyshon se A.B aktron dhe po sillet në këtë mënyrë për t’u hakmarrë për të vëllain.

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në varësi të Ministrisë së Brendshme ka nisur menjëherë hetimin duke pyetur të gjithë oficerët që ditën e aksionit dhe të shpullës ishin në detyrë.

Një nga policët këmbëngul se askush nuk vuri dorë mbi kallëzuesin, i cili nëse gënjen apo jo do ta vërtetojë kartela mjekësore, meqenëse i riu pretendon që u shtrua pak orë në Spitalin Nënë Tereza.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit tirane policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Shtator 2020, 14:28

KUKËS– Gjykata e Kukësit ka refuzuar kërkesën e prokurores Rita Gjati për përjashtimin e gjyqarit Sami Ujkashi nga shqyrtimi i dosjes “Shën Mëri 2020”, ku ...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni