Aktualitet

Veliu takohet me delegacionin e Guardia di Finanza: Do vijohet lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike

Në një njoftim nga Policia bëhet me dije se qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit policor, si dhe ecuria e fushatës së monitorimit ajror të territorit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Featured image of article: Veliu takohet me delegacionin e Guardia di Finanza: Do vijohet lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike Moment nga takimi

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, priti në një takim një delegacion të lartë të Guardia di Finanza-s. Në takim ishte i pranishëm dhe ambasadori i Republikës së Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

Në një njoftim nga Policia bëhet me dije se qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit policor, si dhe ecuria e fushatës së monitorimit ajror të territorit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Veliu ka vlerësuar bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane, duke theksuar se ky bashkëpunim po jep përditë rezultatet e dëshiruara në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale, kryesisht në fushën e trafikimit dhe kultivimit të bimëve narkotike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Krahas monitorimit ajor nga GDF-ja, Policia e Shtetit ushtron kontrolle masive të territorit nga toka dhe nga ajri duke përdorur një numër të konsiderueshëm dronësh dhe helikopterin e Policisë. Ambasadori i Italisë, Bucci ka vlerësuar këtë bashkëpunim mjaft të frytshëm mes dy policive dhe rezultatet e arritura në drejtim të goditjes së elementëve apo grupeve kriminale.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment