Aktualitet

Veliera e braktisur është në emër të një italiani, i huaji erdhi në tokë me anë të një gomoneje bashkë me shoqëruesin, asnjë gjurmë nga ata prej dy ditësh

Burime nga porti i Shëngjinit, ku dhe është ankoruar jahti, bëjnë me dije për Dosja.al se pranë jahtit, më afër bregut të detit, është gjetur edhe një gomone. Mendphet se me ndihmën e saj, italiani dhe një tjetër person që është parë me të, kanë mbërritur në tokë, për tu larguar në drejtim të paditur.
Featured image of article: Veliera e braktisur është në emër të një italiani, i huaji erdhi në tokë me anë të një gomoneje bashkë me shoqëruesin, asnjë gjurmë nga ata prej dy ditësh Veliera

LEZHË– Pranë velierës së gjetur në ujërat e bregdetit të Shëngjinit është pikasur edhe një gomone. Mësohet se mjeti lundures është në pronësi të një italiani dhe prej andej është nisur për herë të fundit, drejt Shqipërisë.

Burime nga porti i Shëngjinit, ku dhe është ankoruar jahti, bëjnë me dije për Dosja.al se pranë jahtit, më afër bregut të detit, është gjetur edhe një gomone. Mendphet se me ndihmën e saj, italiani dhe një tjetër person që është parë me të, kanë mbërritur në tokë, për tu larguar në drejtim të paditur. Arsyet e braktisjes së jahtit nuk dihen ende, ndërkohë policia po heton nëse ky mjet lundures ishte përdorur, apo ishte planifikuar të përdorej për tranasport të lëndëve narkotike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jahti është tip Veliere me flamur slloven me emër TAI-PAN dhe është marrë nga policia kufitare në zonën e Patokut për t’u ankoruar më pas në portin e Shëngjinit sonte në orën 20.10. Policia vijon hetimet.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment