Politike

Dielli lind në veri-perëndim, hijet e pemëve nxjerrin “zbuluar” foton që publikoi kreun e Bashkisë së Tiranës, fotomontazhi nga një faqe u shit si pamje reale

FOTO
Fotoja e publikuar nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka habitur të gjithë. Pozicionimi i diellit tregon se në foto ka ndërhyrë një montazhier.
Featured image of article: Dielli lind në veri-perëndim, hijet e pemëve nxjerrin “zbuluar” foton që publikoi kreun e Bashkisë së Tiranës, fotomontazhi nga një faqe u shit si pamje reale Erion Veliaj dhe fotoja nga Tirana

TIRANË- Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj publikoi një ditë më parë një foto nga kryeqyteti. Plot ngjyra, pastërti dhe rregullsi, këtu u shfaq bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe një pjesë e qendrës së kryeqytetit.

Si zakonisht edhe në këtë foto ka  “futur duart” një montazhiner. Ai është përpjekur për ta bërë sa më perfekte këtë pamje të Tiranës, por dielli e ka nxjerrë “zbuluar”. Siç shihet qartë edhe në foto, dielli paska lindur në veri-perëndim. Ndërkohë që realisht dielli është i pozicionuar nga krahu i godinës së kryeministrisë. Këtë e tregojnë qartë edhe hijet e pemëve që bien mbi bulevard.

Veliaj nuk ka kushtuar rëndësi këtij detaji, por menjëherë e ka publikuar foton në rrjetet sociale. Nga ana e tij nuk ka munguar edhe një emoji në formë zemre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Veliajt

Në fakt, Dosja.al zbuloi se fotoja origjinale është publikuar nga një qytetare, e identifikuar si Alma Mancaku, e cila e shkrepur këtë pamje dhe e ka publikuar në rrjetet e saj sociale. Ndërsa faqja ‘Visit Tirana’, e ka marrë këtë foto, siç duket, e ka modifikuar, duke i shtuar një diell dhe e ka ripublikuar. Me këtë modifikim, kjo faqe ka futur në kurth stafin e Bashkisë Tiranë. Këta të fundit, e kaanë ripostuar duke rënë kështu pre e një fotoshopi.

J.V/Dosja.al 

2 Komente në “Dielli lind në veri-perëndim, hijet e pemëve nxjerrin “zbuluar” foton që publikoi kreun e Bashkisë së Tiranës, fotomontazhi nga një faqe u shit si pamje reale

  1. Propagandë propagandë gjithmonë propagandë.Kjo ka qënë motoja e Pk Pp e Ps si trashgimtare e denjë.

  2. Mos u merzit se do vi lul shalngjituri dhe do ju shpetoje.Hahahaha

Shto Koment