Aktualitet

Veliaj thyen sërish rregullat e COVID-19, mbledh në zyrën e tij 15 këngëtarë dhe nuk respektojnë distancën fizike

VIDEO
Zyra e kreut të Bashkisë është një ambient i mbyllur dhe sipas udhëzimeve nga ISHP dhe Ministria e Shëndetësisë, të gjithë personat që qëndrojnë në ambiente të tilla duhet të mbajnë maska, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

TIRANË- Kreu i Bashkisë Tiranë kërkon që të kthejë gëzimin tek qytetarët dhe për këtë gjë po organizon disa koncerte me këngëtarët më të njohur në vend. Sot Veliaj kishte mbledhur në zyrën e tij disa nga këngëtarët që do të këndojnë në koncertin e radhës që do të zhvillohet tek Amfiteatri.

Zyra e kreut të Bashkisë është një ambient i mbyllur dhe sipas udhëzimeve nga ISHP dhe Ministria e Shëndetësisë, të gjithë personat që qëndrojnë në ambiente të tilla duhet të mbajnë maska, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Distancimi fizik 1.5 deri në 2 metra që po këshillohet nga të gjithë, nuk është respektuar as nga këngëtarët dhe as nga Veliaj. Në zyrë kanë qenë më shumë se 15 veta dhe kanë qëndruar shumë afër njëri-tjetrit, duke shkelur kështu rregullat e COVID-19.

Por kreu i Bashkisë së Tiranës nuk është hera e parë që i ka htyer rregullat, ai është parë teksa është fotografuar me qytetarë të ndryshëm pa respektuar distancën fizike dhe javën e kaluar organizoi një koncert tek Amfiteatri duke krijuar grumbullime të njerzve.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment