Aktualitet

Veliaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut: Ditë e trishtë për gazetarinë

Veliaj shkruan se Hysenbelliu ishte njeri me guxim, duke vlerësuar punën e tij në dy televizione të rëndësishme në vend.
Featured image of article: Veliaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut: Ditë e trishtë për gazetarinë Kasem Hysenbelliu

TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta si pasojë e Covid-19, të themeluesit të televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se Hysenbelliu ishte njeri me guxim, duke vlerësuar punën e tij në dy televizione të rëndësishme në vend, Fax News dhe News 24.

“Kasëm Hysenbelliu investoi në median shqiptare me guximin e njeriut që e donte gazetarinë e mirë & për shumë vite administroi me sukses dy televizione. Sot ai u nda nga jeta – ditë e trishtë për gazetarinë & këdo që e njohu e punoi me të. Ngushëllime familjes! U prehtë në paqe!”, shkruan kryebashkiaku.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti i Fax News, Kasem Hysenbelli u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Turqi për shkak të komplikacioneve nga COVID19. Botuesi dhe drejtuesi i disa prej mediave kryesore në vend prej më shumë se 20 vitesh, nuk mundi të fitojë betejën me virusin vdekjeprurës.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment