Virale

Veliaj ‘show’ me ndihmat, familjeve në fshat u dërgon qumësht (FOTO)

Pasi dezifektoi vetë të gjithë qytetit, Veliaj ka nisur që të shpërndajë pako me ushqime e produkte të tjera në fshatrat e Tiranës.
Featured image of article: Veliaj ‘show’ me ndihmat, familjeve në fshat u dërgon qumësht (FOTO) Veliaj duke dhuruar pakot me ushqime

TIRANË– Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duket se është në ballë të punëve të qytetit. Pasi dezifektoi vetë të gjithë qytetit, Veliaj ka nisur që të shpërndajë pako me ushqime e produkte të tjera në fshatrat e Tiranës.

Sot një postim në Facebook, i pari i qytetit shihet rrugëve të fshatit me qese në duar e maskë që i ka mbuluar gojën e hundën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Siç shihet dhe nga fotot, edhe pse nuk janë në cilësi shumë të mirë, brenda qeseve ka dhe qumësht. Kreu i Bashkisë së Tiranës, ka zgjedhur që qumështin që prodhohet në fshat e përpunohet në qytetet ta dërgojë sërish në vendin e origjinës.

Presim që nga nesër kreu i bashkisë të dërgojë dhe perimet e sezonit fhsatarve, që edhe pse i kanë në kopshtet e tyre do u shijojnë më shumë kur ua sjell Veliaj që i ka blerë në tregjet e Tiranës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment