Politike

Veliaj reklamon harmoninë fetare në Shqipëri, ndjekësit i kujtojnë memorialin turk: Lapidar turpi (Foto)

Ndjekësit e kryebashkiakut Veliaj e kanë ‘thumbuar’ duke i kutjuat memorialin e ndërtuar në nder të turqve.
Featured image of article: Veliaj reklamon harmoninë fetare në Shqipëri, ndjekësit i kujtojnë memorialin turk: Lapidar turpi (Foto) Erion Veliaj dhe komentet

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka reklamuar harmoninë fetare në Shqipëri, në kuadër të festës së Kurban Bajramit.

“☪️ Mysliman
🕌 Bektashi
✝️ Katolik
⛪️ Ortodoks
☦️ Protestant
🕍 Hebre

Kjo është Tirana! Një bashkëjetesë e admirueshme fetare! 🙏🏻,”- shkruan Veliaj krahas disa fotove të publikuara ku shihet me priftërinj dhe hoxhallarë.

Por pikërisht në këtë postim, ndjekësit e kanë ‘bërë copë’ në komente duke i kutjuar memorialin e përuruar tek Parku i liqenit në nder të të rënëve në Turqi.

Hapi tjeter, memorial turqve qe griu shpata e Gjergj Kastriotit. Xhamia e sulltan fatihut tashme eshte,”- shkruan njëri.

“Mungon edhe Ambasadori turk Yoruku në këtë foto,”- shkruan dikush tjetër.

Gëzuar lapidarian e turpit,”- vijon një tjetër më tej.

Kryebashkiaku ka preferuar të heshtë dhe të mos u kthejë përgjigje komentuesve.

Përurimi i këtij memoriali u zhvillua më 15 korrik por lajmi u bë i ditur nëpërmjet mediave turke vetëm dy ditë më parë. Nderimi i 251 viktimave të rënë në shtetin turk gjatë grushtit të shtetit në mbrojtje të presidentit Erdogan ka hapur mjaft polemika nga politikanët në vend.

Vetë Veliaj u shpreh se kjo gjë nuk i prish punë askujt dhe se ata që ankohen për këtë çështje, as nuk u ka rënë në mendje për atë pjesë të Parkut, e cila dikur ishte zaptuar e mbuluar me ferra e plehra.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment