Politike

Veliaj: Rama me energji si në vitin 2013, Basha në plazh. I uroj pushime të mbara

Veliaj deklaroi se qytetarët e kanë të qartë dallimin mes kryeministrit Rama, i cili po lufton me zellin e 2013 për mandatin e tretë dhe Lulzim Bashës që është ende në plazh.
Featured image of article: Veliaj: Rama me energji si në vitin 2013, Basha në plazh. I uroj pushime të mbara Erion Veliaj

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj shprehet i bindur se mazhoranca do të arrijë të marrë mbi 74 mandate ne zgjedhjet e ardhshme. Duke folur për “Real Story “ me Sokol Ballën, Veliaj deklaroi se sipas tij, qytetarët e kanë të qartë dallimin mes kryeministrit Rama, i cili po lufton me zellin e 2013 për mandatin e tretë dhe Lulzim Bashës që është ende në plazh.

“Duke pasur parasysh se ai që kerkon të marrë qeverinë jo vetëm nuk do të përballet në Tiranë, por vazhdon edhe raportohet në plazh, ndërkohë që kryeministri bëri takimet e mëngjesit, shkoi në Turqi, mbaroi takimet diplomatike, u rikthye prapë, sapo mbaruam takimin në seli dhe më duket se Edi Rama po lufton me zellin e 2013 për mandatin e tretë. Ndërkohë, lideri i opozitës është ende në plazh dhe i uroj pushime të mbara. Nuk po paragjykoj askënd, thjesht po duket qartazi kush e do qeverisjen e këtij vendi është serioz nga mëngjesi në darkë dhe kush e ka marrë me sportivitet dhe që nuk duket serioz as me ofertën as me ballafaqimin e rekordeve,”- theksoi Veliaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Veliaj: Rama me energji si në vitin 2013, Basha në plazh. I uroj pushime të mbara

  1. Boll ore legen. Kujtoni akoma se i mbushet barku njerezve me pallavra dhe propagande? Si ne kohen e qoftelargut Enver? E keni shume gabim. Do ta kuptoni kur te fundoseni ne zgjedhjet e ardhshme. Ti personalisht do ta kuptosh kur te mos kesh ne mot leke nga qeveria, dhe atehere do kuptohet sa punon pa leke dhe sa ke vjedhur. Burgu ne mot Erion, prangat po tunden.

Shto Koment