Politike

Veliaj poston fotot nga rrënimi i Teatrit: A ja vlen që PD dhe seksioni i kulturës ta mbajnë këtë vend peng akoma

Në një postim në Facebook, Veliaj shkruan se Basha po futet prej hallit në Teatër, pasi s’kishte shkelur aty kurrë më parë.
Featured image of article: Veliaj poston fotot nga rrënimi i Teatrit: A ja vlen që PD dhe seksioni i kulturës ta mbajnë këtë vend peng akoma Fotot e publikuara nga Erion Veliaj

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish sot për Teatrin Kombëtar, duke publikaur disa foto që tregojnë rrënimin e tij.

Në një postim në Facebook, Veliaj shkruan se Basha po futet prej hallit në Teatër, pasi s’kishte shkelur aty kurrë më parë. Më tej ai shton se pse duhet fëmijët e këtij vendi të rriten në karakatinë, e të mos lejohet ndërtimi i një të riu me cilësi.

 

Shumë mirëkuptim për Lulzim Bashën dhe Ujësjellësin Kamëz që prej hallit po futen në teatro, ku s’kanë shkelur kurrë më parë – kërcejnë nga belaja. 🤦🏻️ Por pse duhet fëmijët e këtij vendi të rriten në këtë karakatinë 🏚 e të mos kenë të njejtën cilësi teatri si shkolla “Kosova”, “Pazari i Ri”, apo Parku i Liqenit? Shihni vetë, e gjykoni nëse ja vlen që PD dhe seksioni i kulturës në parti duhet ta mbajnë këtë vend peng akoma!!!”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë tek Teatri Kombëtar vijon qëndresa e aktorëve dhe aktivistëve që janë kundër shembjes së godinës. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka nënshkruar një kontratë ditën e djeshme me Partinë Demokratike, për të ruajtur godinën dhe për ta restauruar atë. 

 

 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment