Politike

Veliaj: PD në vitin 2006 ia kaloi pronën një privati. UBT nuk çoi qëllimisht juristët në gjyq

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se shkolla e re do të ndërtohet në një truall privat, madje ka qenë vetë PD që në vitin 2006 ia kaloi privatit.
Featured image of article: Veliaj: PD në vitin 2006 ia kaloi pronën një privati. UBT nuk çoi qëllimisht juristët në gjyq Kryebashkiaku Erion Veliaj

TIRANË- Shkolla e re moderne që do të ndërtohet në Kodër Kamëz nuk prek asnjë pjesë të territorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, as godinat aktuale dhe as konceptin e kampusit universitar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se shkolla e re do të ndërtohet në një truall privat, madje ka qenë vetë PD që në vitin 2006 ia kaloi privatit.

Kreu i Bashkisë theksoi se në atë kohë, drejtuesit e k֝ëtij universiteti qëllimisht nuk çuan as juristët në proces gjyqësor, që të humbisnin procesin.

PD në vitin 2006, ia kaloi pronën një privati. Nga viti 2006 e ka ky privati me dokumente. Nëse shikoni në hipotekë, jo është gjurma e shkollës, dhe kjo është harta në hipotekë. Mos shpërndajmë legjenda urbane, po të shohim nga do jetë hyrja e shkollës. Kjo sot nuk është në pronë të UBT.

Flasim pak për gjyqin, e keni hedhur vërtet në gjyq. Gjykata e vlerëson mosparaqitjen e palës paditëse, si të rregullt. Dhe çfarë rëndësie ka që e hidhni në gjyq sa me la gojën. Ju nuk e çoni juristin në gjykatë. As te shkalla e dytë nuk e keni çuar juristin. “Gjurma”,- thotë që UBT aq shumë ishte i shqetësuar sa nuk mori mundimin të shkonte në seanca gjyqësore. Dhe kur gjyqtarja arrin të provojë, që juristët e UBT e kishin mundësinë dhe kastile nuk kanë shkuar në seancë që ta humbisnin afrofe gjyqin në favor të privatit, atëherë…”, tha Veliaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se aktualisht trualli ku do ndërtohet shkolla është pronë e Bashkisë së Tiranës.

Letrat e Hipotekës tashmë i ka Bashkia e Tiranës që është autoriteti që e ka shpronësuar pronën. Për sa kohë është Bashkia e Tiranës, ajo që është pronarë, është bashkia ajo që me të drejtën ligjore ka zhvillimin e pronës. Rektori thotë dy herë që kam ardhur atje nuk e kam gjetur. E kam kontaktuar dhe nuk më është përgjigjur. Unë i përgjigjem kujtdo”, tha Veliaj.

Studentët dhe pedagogët janë kundër prishjes së fidanishtes në këtë korpus universitar për të ndërtuar një shkollë 9-vjeçare. Veliaj e quajti protestën një turp, pasi sipas tij aty po ndërtohet në një pronë private të shpronësuar nga Bashkia e Tiranës dhe shkolla është jetike për zonë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment