Politike

Veliaj parashikoi 71! Mazniku rrit pritshmërinë: Kemi fituar mbi 74 mandate

Daljet nga selitë e partive për të shpallur fitoren, pas mbylljes së procesit të votimit, nuk mungojnë.
Featured image of article: Veliaj parashikoi 71! Mazniku rrit pritshmërinë: Kemi fituar mbi 74 mandate Arbjan Mazniku

TIRANË– Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka deklaruar se Partia Socialiste ka fituar mbi 74 mandate. Në një lidhje direkte për “Zgjedhje 2021”, ai shtoi se PS do të marrë në rang vendi 74 mandate. Ndërsa deklarata e Maznikut bie në kundërshtim me atë të eprorit të tij, Erion Veliaj, i cili parashikoi 71-72 mandate. 

“Qytetarët e kanë shporehur vullnetin e tyre, ai process është mbaruar dhe prej atij momenti po administrohen kutitë dhe ne do të duhet vetëm të presim dhe të shohim rezultatin. Pavarësisht të gjitha debateve dhe diskutimeve, sondazhet tregojnë qartësisht se PS është forcë e parë dhe forcë qeverisëse në mandatin tjetër. Rezultatet do të jenë shumë herë më të mira sesa sondazhet. Marrim mbi 74 mandate. Tirana është një qytet i madh me shumë njerëz dhe dinamik. Është një nga qytetet që e di dhe do të tregojë vullnetin për mbështetjen e PS dhe për Edi Ramën. Duhet pritur me shumë qetësi numërimi i votave. Ne e dimë si kanë votuar qytetarët sepse kemi punuar me ta gjatë gjithë kësaj kohe. Pjesëmarrja në Tiranë dhe qytetet e tjera është e ndikuar shumë nga mënyra si kanë qenë zgjedhjet kësaj radhe, se njerëzit kanë zgjedhur edhe kandidatët,”-tha Mazniku. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

 

Shto Koment