Politike

“Veliaj nuk u rindërtoi shkollën”/ Nxënësit e fshatit Pezë Helmës do bëjnë mësim me katër turne, Ina Zhupa: Qeveria mashtroi sërish

VIDEO
300 nxënës dhe rreth 60 parashkollorë në fshatin Pezë Helmës rrezikojnë vitin shkollor. Shkolla e prishur nga tërmeti nuk është bërë gati për vitin e ri arsimor dhe ata duhet të shkojnë në shkollën e Vaqarrit. Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa akuzon Edi Ramën dhe Erion Veliajn për mashtrim.
Featured image of article: “Veliaj nuk u rindërtoi shkollën”/ Nxënësit e fshatit Pezë Helmës do bëjnë mësim me katër turne, Ina Zhupa: Qeveria mashtroi sërish Ina Zhupa
Përditësuar:

TIRANË- Nxënësit e shkollës së Pezë Helmës megjithë premtimin se do ta kishin shkollën e tyre gati në shtator, të hënën mësimin do ta nisin me katër turne në shkollën e Vaqarrit. Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ishte në këtë shkollë dhe u takua me prindër dhe nxënës të kësaj shkolle.

Gjatë bisedës ata thanë se është krejtësisht e pamundur që të ndiqet procesi mësimor në Vaqarr pasi fëmijët me orare të ndryshme duhet të kenë në dispozicion një njeri për ti marrë e për ti çuar në Vaqarr me makinë pasi vetë fëmijët e kanë të pamundur. Vetë nxënësit thonë se e kanë të pamundur të ndjekin mësimin normal, pasi me katër turne do të përfundojnë mësimin pasdite në orën 20.00 dhe nuk kanë mundësi të kthehen vetë nga Vaqarri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa pasi dëgjoi shqetësimet banorë bëri apel për një zgjidhje të kësaj situate, pasi ata në këto kushte rrezikojnë të mos shkojnë dot në shkollë.

“Kjo është një shkollë që ka mbajtur 300 nxënës dhe rreth 60 parashkollorë që studionin në ambientet e kësaj shkolle. Kjo shkollë ka një vit që është shkatërruar dhe është lënë në harresë nga shteti. Ndërkohë që Edi Rama dhe Erjon Veliaj kanë premtuar që do të bënin rindërtimin dhe viti i ri shkollor nuk do të gjente askënd pa shkuar në bankën e shkollës tek shkollat e rindërtuara, ne kemi në fakt një vit të ri shkollor që na gjen pa as edhe një shkollë të rindërtuar. Sot nuk është rindërtuar asnjë shkollë në të gjithë Shqipërinë, për t’i siguruar nxënësve vazhdimësinë e vitit te ri shkollor në kushte normale.  Janë lajmëruar se do të vazhdojnë në Vaqarr, Vaqarri është shumë larg me Pezë Helmësin dhe duhet transport publik ose makinë. Është vendosur që nxënësit të bëjnë mësim me nga 20 min me 4 turne duke vazhduar deri në orën 8 të darkës. Pamundësi për edukim cilësorë dhe pamundësi që brenda klasave të merret dija, të bëhen pyetjet e nevojshme nga nxënësit që duan të shkollohen dhe të marrin dije për jetën por më e keqja është se si familjet e tyre do ta përballojnë çuarjen e fëmijëve në këto shkolla dhe kthimin nga shkolla”, deklaroi Zhupa.

J.V/Dosja.al 

Etiketa:

Shto Koment