Politike

Veliaj mesazh protestuesve: Të mos ketë asnjeri iluzione, teatri i ri do bëhet

Në një mbledhje të Këshillit Bashkiak ku u miratua fondi i dëmshpërblimit për të prekurit nga tërmeti, Veliaj tha se Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet dhe askush nuk mund ta ndalojë dot.
Featured image of article: Veliaj mesazh protestuesve: Të mos ketë asnjeri iluzione, teatri i ri do bëhet Erion Veliaj dhe Teatri Kombëtar

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është rikthyer sot çështjes së Teatrit Kombëtar. Në një mbledhje të Këshillit Bashkiak ku u miratua fondi i dëmshpërblimit për të prekurit nga tërmeti, Veliaj tha se Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet dhe askush nuk mund ta ndalojë dot.

Të mos ketë asnjeri iluzione, teatri i ri do bëhet! Ne do japim parkingun e bashkisë, komplet i pavlerë, siç e patë në inspektimin që u bë; një parking si landfill, pocaqi, që shumica as nuk e parë se nuk ka pikë vlere, dhe do marrim një Teatër që vlen minimalisht 30 milionë euro. Atyre që po lodhen tek teatri, u them: Ruajini energjitë se do i bëjmë gjërat sipas procedurave; donit garë, garë bëmë! Ndërtimi i teatrit të ri do ndodhë në një ditë me diell, për të filluar një punë të mirë për Tiranën, që vitin tjetër mbush 100 vjeç dhe nuk ka nevojë që shekullin e dytë ta jetojë tek teatri i shekullit të parë, por duhet të ketë një teatër të ri”, ishte kjo një pjesë e deklaratës së Veliajt.

Ndërkohë sot Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vendimin “Për kontributin e sektorit privat në krijimin e fondit të banesave sociale që kalojnë në pronësitë Bashkisë Tiranë nga ndërtimet e reja”, i cili parashikon që çdo ndërtues që zhvillon një pronë në Tiranë duhet të japë në këmbim për strehim social 3% të sipërfaqes totale të ndërtimit që ka kryer.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment