Mblidhen kryetarët e Bashkive në Vlorë, s'ftohet Leli, Rama: Lungomare rriti vlerën e pronave
Edi Rama VLORË- Kryetarët e Bashkive, deputetët dhe anëtarët socialistë u ftuan ditën e sotme në Vlorë, në...
Edi Rama VLORË- Kryetarët e Bashkive, deputetët dhe anëtarët socialistë u ftuan ditën e sotme në Vlorë, në...
Nuredin Dumani, Talo Cela TIRANË- Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe Leonard Palushi iu komunikua ditën e sotme masa e sigurisë 'arre...
Anthony Albanese AUSTRALI- Anthony Albanese do të bëhet kryeministri i parë i vendit me një prejardhje jo anglo-keltike, raporton...
Ilir Meta TIRANË- Raporti i Parlamentit Evropian për Shqipërinë ishte çështja që ngriti me shumë shqetësim p...
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi askush nuk është i paprekshëm nëse abuzon me fondet dhe taksat e qytetarëve. Në një konferencë që u zhvillua për “Sistemin e kontrollit të brendshëm në mirëmenaxhimin e financave publike”, Veliaj tha se UEFA dhe FIFA kanë dhënë shembujt më të mirë se kush abuzon do të dalë para drejtësisë.
“Pavarësia dhe paprekshmëria janë dy gjëra të ndryshme; mund të jesh i pavarur, por nuk je i paprekshëm. Dhe meqë FIFA dhe UEFA janë në Zvicër, leksioni më i madh në fakt na vjen nga Zvicra, ku fakti që ruhet sekreti bankar, të dhënat personale, që respekton të drejtat e njeriut, nuk nënkupton se njerëzit janë të paprekshëm, qofshin këta edhe vipat e futbollit. Ti mund të jesh futbollist i shkëlqyer si Platini, por Zvicra nuk të jep imunitet. Zvicra të ndjek, të auditon, të kërkon llogari dhe ti nuk je i paprekshëm. Sepp Blatter ishte mbreti i futbollit, por të qënit në Zvicër nuk i dha askujt imunitet. Në momentin që ti dështon në proceset e auditit, të transparencës, atëherë as në Zvicër, që është sot modeli i ruajtjes së pavarësisë dhe privatësisë, nuk shpëton dot”, theksoi Veliaj.
Veliaj në fjalën e tij gjithashtu theksoi se asnjë njeri nuk ka imunitet dhe për të treguar këtë gjë, ai mori shembull ministrat dhe ish-ministrat që të cilat po përballen me drejtësinë.
“Fakti që ka ministra dhe ish-ministra në paraburgim dhe do të përballen me drejtësinë, do të thotë që s’kanë imunitet. Fakti që ka zyrtarë të të gjitha niveleve, do të thotë se në Shqipëri është bërë një pakt me drejtësinë. Auditi i Bashkisë së Tiranës, i brendshëm, është më i rreptë se KLSH-ja, do të thotë se e kemi rritur ‘piacën’ në çdo segment të shoqërisë. Nuk mund të kemi ishuj apo enklava të pavarura. I pavarur mund të jesh, por jo i paprekshëm”, theksoi Veliaj.
Më tej, Veliaj tha se ata duhet të sigurohen që paratë e donatorëve si dhe taksapaguesve duhet të shkojnë në vendin e duhur dhe jo të vidhen.
“Edhe angazhimin tonë në këto betejat e fundit, jo thjesht si një nga pronarët, por edhe investuesit kryesorë të terreneve sportive në qytet, e shohim edhe si përgjegjësi audituese. Janë para që dikush i ka paguar, një donator ose taksapaguesi, dhe duhet të sigurohemi që shkojnë në vendin e duhur dhe nuk humbasin”, ai.
Në fund të fjalës së tij, Veliaj tha se të gjitha bashkitë do të organizohen dhe të vihen në sinkron në një shoqatë të vetme.
“Kemi pasur dy shoqata: një shoqatë me 60 anëtarë, dhe një shoqatë tjetër me zero anëtarë. Shoqata me zero anëtarë përfaqësonte Shqipërinë në të gjitha organizatat ndërkombëtare, një butafori epike. I kemi dhënë edhe ne seriozitet, fillimisht vetes sonë, duke thënë se Bashkitë e Shqipërisë janë një. Jam sot shumë krenar për mënyrën sesi 60 bashkitë tona janë vetëkorrigjuar, janë në sinkron. Mund të them se kur shikoj bashkitë e tjera në rajon, ne jemi padyshim në avangardë”, përfundoi Veliaj.
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar shpërthimin me tritol në banesën e kreut të FSHF-së Armand Duka si sulm të organizuar nga kryemin...
TIRANË– Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, deputeti Erion Braçe kërkoi përgjigje për fiskalizimin e sektorit të bujqësisë. Ai i bëri pye...
TIRANË– Deputeti Erion Braçe ngriti ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave mungesën e kuponit tatimor. Gjatë fjalës së tij, Bra...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar lidhur me rënien në renditje të Shqipërisë në raportin për korrupsionin të “Transpa...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas raportit të Transparency International, për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë, Shqipëria ka ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta duket se as në ditët kur vendi ‘pushtohet’ nga i ftohti ekstrem nuk e ndryshon rutinën e tij. Edhe sot, edhe...
FIER – Ish-kryeministri Erion Braçe reagoi për postimin e ministres së Bujqësisë Frida Krifca, e cila para dy ditësh promovoi serën e prodhimit të ...
TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta ironizoi kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha duke thënë se po i mban iso “gruas së Bilalit&...
TIRANË – Presidenti Ilir Meta komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama se parlamenti do të zgjedhë për kryetar shteti një politikan nga radhët e ...
TIRANË – Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta deklaroi se largimi i masiv i qytetarëve shqiptarë nga Shqipëria është një projekt i qartë dhe i qëllimshë...