Politike

Veliaj: Kemi fituar Bërzhitën, kemi thyer rekord, ishte njësi e djathtë

VIDEO
Veliaj ka dalë sërish në një konferencë për mediat pas fitores në Bërzhitë.
Featured image of article: Veliaj: Kemi fituar Bërzhitën, kemi thyer rekord, ishte njësi e djathtë Erjon Veliaj

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka dalë sërish në një konferencë për mediat pas fitores në Bërzhitë. Ai u shpreh se kjo është një fitore e madhe dhe rekord pasi zona është e djathtë.


Dua të them se kemi thyer një rekord duke fituar 65% Bërzhitën. Një njësi rurale e Tiranës, një njësi që ka qënë e djathtë. Meritën më të madh e ka Xhemal Qefalia. Edhe pse kemi një fitore të jashtëzakonshme në Brezhitë do iu shërbejmë njësoj. Kur kemi pasur problematika, nuk i kemi shërbyer për teserën e partisë, por i kemi shërbyer njerëzve me respekt. Mezi pres që me deputetin e rikonfrimuar Qefalinë, ne kemi bërë disa shkolla, ndërkohë duhet të çojmë deri në fund rindërtimin e plotë dhe tani që ka hapur koha dhe pas shirave të motit dhe shtrëngatave të politikës do të gjendemi në terren. Të gjithë janë të lodhur, por dua të kujtoj që disa prej numëruesve, janë ende duke pritur që të kthehen kolegët e tyre. Partitë kanë tradita të ndryshme, nuk mund të kërkosh pushim në vetëm pas tre orësh numërim”, u shpreh Veliaj.

Ndërkohë kandidati për deputet i kësaj zone, Xhemal Qefalia, shprehu falenderimin e tij për gjithë votuesit e kësaj zone.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dua të falenderoj shtabin elektroaltë Brezhitës. Ne do të vijojmë shtëpitë që s’kanë përfunduar, ndaj ishte edhe fitore spektakolare. Faleminderit shumë skuadra”, u shpeh Xhemalia.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment