Politike

Veliaj jep mesazhin për politikën: Në 13 tetor ka zgjedhje, nuk janë për imagjinarët e vjetër

Veliaj ka deklaruar se më 13 tetor ka zgjedhje por ka theksuar se nuk janë për imagjinarët e politikës së vjetër.Sipas tij do të zhvillohet maratona e vrapimit.
Featured image of article: Veliaj jep mesazhin për politikën: Në 13 tetor ka zgjedhje, nuk janë për imagjinarët e vjetër Erion Veliaj. kreu i Bashkisë së Tiranës

Tiranë– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se më 13 tetor do të zhvillohet maratona e Tiranës. Ai i ka dhënë mesazhin se  në 13 Tetor ka zgjedhje, dhe nuk janë imagjinarët e politikës së vjetër.

“Vjet lindi Kajan, sivjet s’ka justifikime!  Në 13 Tetor ka zgjedhje, dhe nuk janë imagjinarët e politikës së vjetër.  Mund të rrish në shtëpi, ose të marrësh pjesë në Maratona e Tiranës 2019 – ku mund të zgjedhësh sërish mes disa garave të ndryshme!
Unë do tentoj 21 km këtë mandat.”, është shprehur Veliaj.

Ende vijon kriza politike në vend. Një ditë më parë kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi se shkarkimi i Metës do të shqyrtohej pas raportit të Venecias. Rama mohoi që qeveria e tij të kishte punuar paketën anti-shpifje, duke ia spostuar kështu përgjegjësinë vetë OSBE, si një mision që ka hartuar këtë paketë, që sot e kundërshton. Ndërsa për krizën politike ai theksoi se është gati për dialog me opozitën por jo për negociata. Nga ana tjetër Basha deklaroi se vendi duhet të futet në zgjedhjet e tetorit dhe të zhvillohen të tri palët e zgjedhjeve.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment