Virale

Veliaj imiton Bashën, vjedh nga demokratët yjet e Evropës… mos vallë shkojnë tek e njëjta kompani?

Yjet e BE ishin simbolika e përbashkët e Veliajt dhe Bashës në daljet e tyre të fundit. Dyshimet janë se PD dhe Bashkia mund të kenë të njëjtën kompani PR-je.
Featured image of article: Veliaj imiton Bashën, vjedh nga demokratët yjet e Evropës… mos vallë shkojnë tek e njëjta kompani? Protesta e PD dhe prezantimi i kandidatëve për Këshillin Bashkian nga Veliaj

TIRANË- Opozita dhe maxhoranca në retorikën e tyre duket se janë larguar shumë, por në ide sa vijnë dhe po afrohen. Një afrim në ide u pa gjatë ditëve të fundit, ku PD dhe PS përdorën të njëjtën simbolikë, yjet e Evropës.

Partia Demokratike në protestën e së dielës, në koreografinë e saj kishte përdorur yjet që janë në flamurin e Bashkimit Evropian. Ishin të rinjtë që i mbanin mbi supe dhe krijuan përshtypjen se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte shpalosur vërtetë flamuri i BE.

Por të njëjtën gjë bëri një ditë më vonë dhe kreu i Bashkisë Erion Veliaj, i cili gjatë shpalljes së kandidatëve për Këshillin Bashkiak, kishte zgjedhur që kishte si dekor yjet e Evropës. Që të mos dukej si një kopje, Veliaj nuk kishte detyruar të rinjtë që ti mbanin mbi supe, por i kishte ngjitur në dysheme dhe i shkelte me këmbë.

Por nëse PD vërtetë ka kauzë të sajën Evropën dhe është një parti që pretendon të qeverisë vendin, po Veliaj çfarë lidhje ka me Evropës?

Mos vallë politikat e tij për Bashkinë e Tiranës janë aq të rëndësishme sa mund të ndikojnë dhe në Evropë, apo është thjesht një kopje e pastër e simbolikës së PD?

Por ndoshta Veliaj mendon se qytetarët e Tiranës vërtetë mund të kërkojnë, ndriçim, kanalizime apo dhe mbjellje pemësh, por sërish ata mendojnë si Evropianë dhe bashkia është institucioni kryesor që do të negociojë me unionin për anëtarësimin e Shqipërisë.

Por zëra thonë se ky partitë mund të kenë marrë dhe të njëjtën kompani PR-je, ndoshta Veliaj ka marrë kunatin e Bashës, ose Basha ka marrë vëllanë e Veliajt, pasi në daljen e fundit publike bënë xing në simbolikën e zgjedhur.

 

Shto Koment