Aktualitet

Veliaj i dorëzon “Çelësin” familjes së arkitektit italian, skenografi Zahaj: Ta hedhin në gjyq për dhunimin e veprave

Skenografi Bashkim Zahaj ka ironizuar dhurimin e simbolit të qytetit nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ndaj familjes së arkitektit italian Gherardo Bosio.
Featured image of article: Veliaj i dorëzon “Çelësin” familjes së arkitektit italian, skenografi Zahaj: Ta hedhin në gjyq për dhunimin e veprave Veliaj me familjen e Bosios

TIRANË– Ditën e sotme kryebashkiaku Veliaj i dorëzoi “Çelësin e Qytetit” familjes së arkitektit italian Gherardo Bosios.

Skenografi Bashkim Zahaj ka komentuar dorëzimin e “Çelësit” duke shkruar se kryebashkiaku Veliaj i ka shkatërruar veprën e gjyshit, duke i dhuruar me pas simbolin e qytetit.

“Më e pakta mbesa e arkitektit duhet të hapë proçes gjyqësor për dhunim të së drejtës së autorit në të paktën 4 vepra në arkitekturë,”-shkruan skenografi.

Postimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo pasi disa nga veprat e arkitektit italian si stadiumi “Qemal Stafa”, sheshi Skënderbej  janë prishur dhe rindërtuar gjatë periudhës së qeverisjes vendore të Veliaj. Në projekt për t’u prishur është edhe Teatri Kombëtar i ideuar nga Bosio.  

Bosio në Tiranë realizoi Universitetin, Akademinë e Arteve, Kolonadën me Institutin Arkeologjik, Stadiumin “Qemal Stafa”, kryeministrinë, Hotel Dajtin, Pallatin e Brigadave me gjithë parkun e mobiliet unike të tij, si dhe skicoi trajtat planivolumetrike të Pallatit të Kulturës, Muzeut Kombëtar etj.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment