Showbiz

Veliaj flet për zgjerim të familjes, emri që ka përzgjedhur nëse bëhet babai i një vajze, fokusohet tek librat e gjyshit të Ajolës, Jakov Xoxës

Erion Veliaj fokusohet për emrin tek librat e Jakos Xoxës.
Featured image of article: Veliaj flet për zgjerim të familjes, emri që ka përzgjedhur nëse bëhet babai i një vajze, fokusohet tek librat e gjyshit të Ajolës, Jakov Xoxës Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa.

Tiranë- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka treguar së fundmi edhe planet për zgjerim të familjes së tij.  Fëmijët në emisionin “Shiko Kush Luan” e pyetën  që nëse do të  do të bëjë një vajzë si do ja vendosë emrin.

Ai nuk hezitoi të tregonte planin e tij dhe u shpreh se  po të bëhet baba i një vajze emrin do e huazonte nga një libër i gjyshit të Ajolës, shkrimtarit të njohur Jakov Xoxa. “Nëse do kem një vajzë besoj që do ja vë emrin nga një libër i Jakov Xoxës që është gjyshi i Ajolës. Ai ka bërë tre libra kështu që mund ta gjeni”, u shpreh Veliaj.

Shkrimtari i njohur Javos Xoxa ka bërë tre vepra, Lumin e Vdekur, Juga e Bardhë dhe Lulja e Kripës. Por emri më i përshtatshëm duket ai në librin Juga e Bardhë, pra Juga që në fakt ka kuptimin e flladit të jugut.

Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj janë prindër të një djali të quajtur, Kajan dhe mesa duket paskan në plan ta bëjnë vogëlushin me një motër.

J.V/Dosja.al

Shto Koment