Politike

Në garë me kryeministrin Rama? Erion Veliaj ‘ha inat’ me kryesocialistin, nis mëson frengjisht: Filloj që në 7 të mëngjesit, unë dhe Sali Berisha…

Po ashtu Veliaj tregon në emisionin “Real Story” se ka dhe një të përbashkët me Sali Berishën, se kanë mësuar italishten të dy pas vitit 1990.
Featured image of article: Në garë me kryeministrin Rama? Erion Veliaj ‘ha inat’ me kryesocialistin, nis mëson frengjisht: Filloj që në 7 të mëngjesit, unë dhe Sali Berisha… Sali Berisha, Edi Rama dhe Erion Veliaj

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur sot për raportin e tij me gjuhët e huaja, duke thënë se di 4 të tilla. Veliaj tashmë është futur në garë me Ramën dhe po mëson frëngjishten dhe këtë e bërë që në orën 7 të mëngjesit. Po ashtu Veliaj tregon në emisionin “Real Story” se ka dhe një të përbashkët me Sali Berishën, se kanë mësuar italishten të dy pas vitit 1990.

Shoh një tabelë këtu, ke filluar të mësosh frengjishten?

Kam filluar të mësoj frengjishten. Në fakt, batuta me gjithë kolegët e stafit ishte që Lali Eri, 4-vjeçarin e parë mësoi italishten. Unë jam te ai brezi i ndërmjetëm.

Si ka mundësi që italishten e ke mësuar kaq vonë? Vetëm ti dhe Sali Berisha e keni mësuar italishten pas ‘90-s.

Nuk e di, ishte bekim, apo mallkim kjo që sapo the.

Varet si e shikon.

Po më kapi si duket ai tranzicioni. Unë kam bërë 10-vjeç në ‘90-n. Kjo do të thotë që as isha shumë i rritur për të parë ata filmat italianë, por as nuk më kapi si gjuhë e dytë në shkollë. Kështu që italishten e mësova këtu.

Plus që keni pasur edhe momente të vështira të fëmijërisë, ndoshta fokusi ka qenë diku tjetër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ajo po e po. Por ne në Tiranë sot kemi 20 mijë italianë. Kur je Kryetar i Bashkisë së Tiranës, natyrisht duhet t’i shohësh edhe ata pjesë e elektoratit tënd.

20 mijë italiane?

Rreth 20 mijë italianë. Mbaj mend në zgjedhjet e 2019-ës, kishte disa senatorë italianë me pasaportë shqiptare, që erdhën për votime, madje edhe dolën edhe thanë – Të votojnë qytetarët.

Doli edhe lajm ky.

Kur ke një pjesë të komunitetit, fjala vjen ne kemi kaluar pak kohë edhe me komunitetin kinez, për të inkurajuar njerëzit që ajo çfarë po ndodh me koronavirusin, nuk ka të bëjë me genin dhe nuk ka të bëjë me sjellje raciste dhe paragjykuese. Kështu që, kur je Kryetar i Bashkisë së Tiranës, vetëm me italianët që pret çdo ditë, ose një kryetar bashkie, ose një nga studentët e shumtë italianë, ose një sipërmarrës, ndaj në mandatin e parë mora leksione italishteje gratis, pothuajse çdo ditë. Kështu, vendosa një sfidë pak intelektuale për mua. Unë dal herët në mëngjes, edhe zysha ime është një zyshë e shkëlqyer, kështu që nga ora 07:00 -08:00, ose nga ora 08:00-09:00, sa nuk ka ardhur gjithë energjia e Tiranës për t’i dhënë drejtim gjërave, kam filluar frëngjishten. Ndoshta deri në qershor, do mund të bëj vet një fjalim në frëngjisht.

Deri në qershor. Mirë që nuk ke nisur gjermanishten.

Gjermanisht kam bërë te “Sami Frashëri”, kështu që di të flas gjermanisht.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “Në garë me kryeministrin Rama? Erion Veliaj ‘ha inat’ me kryesocialistin, nis mëson frengjisht: Filloj që në 7 të mëngjesit, unë dhe Sali Berisha…

  1. Dmth senatoret Italiane qe propozojne e miratojne ligje ne Itali kane perkrahur e inkurajuar shkeljen e ligjit ne Shqiperi?! Cfare, e mendon E Veliaj se cfare po thote para se te hape gojen?!

Shto Koment