Aktualitet

UKT e Erion Veliaj-t i jep tenderin afro 680 milionë lekësh për konsulencë drejtorit të Belinda Ballukut (DOKUMENTET)

FOTO
Kompania “Instituti Dekliada Alb shpk” me pronar Mehmet Hasalami, drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës ka fituar tenderin prej afro 680 milionë lekësh nga UKT-ja.
Featured image of article: UKT e Erion Veliaj-t i jep tenderin afro 680 milionë lekësh për konsulencë drejtorit të Belinda Ballukut (DOKUMENTET) Balluku, Hasalami dhe Veliaj

Tiranë- UKT (Ujësjellës Kanalizime, Tiranë), që është në varësi të kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt, i ka dhënë një tender prej afro 680 milionë lekësh kompanisë “Instituti Dekliada Alb shpk”me administrator Devis Hasalami. Por, pronar me 100% të aksioneve në këtë kompani është Mehmet Hasalami, drejtor i  Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit në Fushën e Minierave dhe Industrisë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Pra, është vartës i ministres Belinda Balluku.

Njoftimi i fituesit është publikuar në buletinin e datës 4 maj 2020. Në procedurën e prokurimit publik theksohet se tenderi është dhënë për hartimin e projektit për furnzimim me ujë 24 orë qytetit të Tiranës, pra kompania e Hasalmanit do të bëjë konsulencën.

Hartimi i projekt- preventivit të zbatimit me objekt: Furnizimi me ujë 24 h për sot dhe për një perspektive 25-vjeçare të qytetit të Tiranës nëpërmjet Unazës së presionit mbështetur në studimin e masterplanit të zhvillimit teknik dhe strategjik nga Budapest WaterWorks dhe Lorenco & Co“.”, thuhet në vendim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tenderi dhe fituesi: 

Ndërkohë nëse hulumtojmë për kompaninë fituese, ajo ka një kapital prej 1 milionë lekësh të vjetra, por “çuditërisht” doli fituese.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment