Rajoni

FOTOT/ Vdiq pas infektimit me Covid-19, njerëzit në radhë për të puthur Patriarkun serb, momentet shokuese!

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, shfaqen besimtarët që puthin pjesën prej xhami të arkivolit mbi fytyrën e patriarkut, por ka dhe nga ata që përfituan nga një pjesë e lënë hapur, për të prekur trupin e pajetë.

SERBI-Një grumbull i madh njerëzish është mbledhur ditën e sotme në Sant Sava për të marrë pjesë në homazhet e patriarkut Irinej, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19. Ndërkohë, pavarisht se autoritetet serbe kanë apeluar më herët që pjesëmarrësit të respektonin masat e sigurisë, pamjet tregojnë që nuk ka asnjë distancim social.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, shfaqen besimtarët që puthin pjesën prej xhami të arkivolit mbi fytyrën e patriarkut, por ka dhe nga ata që përfituan nga një pjesë e lënë hapur, për të prekur trupin e pajetë.

Sakaq, pjesa më e madhe e njerëzve si brenda dhe jashtë nuk kanë qenë të pajisur me maskë mbojtëse.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

PAMJET E VARRIMIT:

Patriarku Irinej rezultoi pozitiv me koronavirus në 4 nëntor dhe u shtrua në një spital ushtarak në Beograd po atë ditë. Shëndeti i tij u përkeqësua ndjeshëm në 18 nëntor, dhe dy ditë më pas ndërroi jetë.

(k.a;f.g/dosja.al)

Shto Koment