Aktualitet

‘Ma helmuan vajzën!’/ Vdiq 5 ditë pas dasmës, ngrihen dyshimet tek familjarët e Rezartës, vëllai: Çfarë i bënë motrës time? Fola me Olsin

Familjarët e Rezarta Hajdarit shprehen se kanë folur me dhëndrin e tyre 27-vjeçar, Olsin duke i kërkuar atij të tregojë të vërtetën për ngjarjen, por ai ka insistuar në helmimin nga mangalli që çifti kishte marrë në dhomë.
Featured image of article: ‘Ma helmuan vajzën!’/ Vdiq 5 ditë pas dasmës, ngrihen dyshimet tek familjarët e Rezartës, vëllai: Çfarë i bënë motrës time? Fola me Olsin Rezarta dhe Olsi Hajdari

LIBRAZHD– Disa ditë pas vdekjes misterioze të vajzës së tyre, familjarët e Rezarta Hajdarit kanë vendosur që të bëjnë një kallëzim në Polici për të nisur hetimet lidhur me ngjarjen. 

Nëna e të resë, Suzana Xibrraku, e cila u gjet e vdekur në dhomën e saj të gjumit vetëm 5 ditë pas martesës, këmbëngul se Rezartën e kanë helmuar dhe bën apel që autoritetet të bëjnë drejtësi.

Ata shprehen se kanë folur me dhëndrin e tyre 27-vjeçar, Olsin duke i kërkuar atij të tregojë të vërtetën për ngjarjen, por ai ka insistuar në helmimin nga mangalli që çifti kishte marrë në dhomë.

“Vajzën ma helmuan. Duam të zbardhet e vërteta. Po shkojmë të bëjmë denoncim në polici”– tha Suzana Xibrraku.

Ndërsa ana tjetër, i vëllai është shprehur se nuk pranon që familja e kunatit të tij t’i shkojë për vizitë pasi edhe ai i fajëson për vdekjen e të motrës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk i pranoj njerëzit e Olsit të më vijnë në shtëpi. Ata më helmuan motrën. Të hetohet e vërteta. Po shkojmë në polici. Fola me Olsin. E pyeta çfarë i bëtë motrës time, më tha nuk mbaj mend asgjë, ne morën mangallin dhe fjetëm,”-tha i vëllai i 19-vjeçares, Reshit Xibrraku.

 

Olsi dhe Rezarta Hajdari u gjetën të helmuar në shtëpinë e tyre në fshatin Xhyrë të Librazhdit. 19-vjeçarja që vetëm pesë ditë më parë kishte veshur fustanin e bardhë u gjet pa shenja jete, ndërsa 27-vjeçari u dërgua në spitalin e Librazhdit dhe ia doli që të shpëtonte. Fillimisht u raportua si vetëhelmim, ndërsa pista tjetër ku kanë nisur hetimet është se mund t’i ketë helmuar dikush me fostoksinë. Vetë Olsi pretendon se i ka helmuar mangalla e prushit që kishin marrë gjatë natës në dhomë. Policia dhe Prokuroria ende po hetojnë për rastin, pasi deklaratat e të afërmeve janë kontradiktore dhe ngjallin dyshime. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment