Rajoni

Vdiq 14 orë pasi bëri vaksinën! Rrëfehet bashkëshorti i të resë në Greqi: Kishte ethe, pastaj s’po mbushej me frymë… e çova në spital por ishte vonë

Bashkëshorti i saj ka dhënë një intervistë për mediat greke, duke treguar se gruaja e kishte bërë dozën pasi donte të takonte babanë e saj, ndërsa kërkoi që nëse të gjitha vaksinat kishin këtë efekt, më mirë të hidheshin.
Featured image of article: Vdiq 14 orë pasi bëri vaksinën! Rrëfehet bashkëshorti i të resë në Greqi: Kishte ethe, pastaj s’po mbushej me frymë… e çova në spital por ishte vonë Bashkëshorti i viktimës

GREQI–  Një 44-vjeçare ndërroi jetë dje në Selanik, vetëm disa orë pasi kishte bërë vaksinën anti-COVID të “Astra Zeneca”. Pas ekzaminimit mjeko-ligjor, vdekja e nënës së dy fëmijëve i atribuohet një sulmi në zemër, ndërkohë kryetarja e Komitetit të Vaksinimit, Maria Theodoridou tha se nuk kishte lidhje me vaksinën.

Bashkëshorti i saj ka dhënë një intervistë për mediat greke, duke treguar se gruaja e kishte bërë dozën pasi donte të takonte babanë e saj, ndërsa kërkoi që nëse të gjitha vaksinat kishin këtë efekt, më mirë të hidheshin.

“Bëmë vaksinën dhe shkuam në plazhin e Chalastras e pimë kafe. Më tha se nuk kishte asnjë shqetësim. Pastaj më tha se kishte ftohtë. E dinim që kjo ishte një nga efektet anësore dhe nuk u shqetësuam, por thjesht mori një pilulë. Pak para rreth orës 3:00, nuk po merrte dot frymë, u zgjova dhe ajo ishte pa ndjenja. Shkuam në Qendrën Shëndetësore, ata u përpoqën, por ishte tepër vonë. Unë i përshëndes përpjekjet e qeverisë për të sjellë vaksina në vendin tonë shpejt, por nëse shkakton probleme, hidhini ato,” përfundoi ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

44-vjeçarja, nëna e dy fëmijëve është e para në këtë moshë në shtetin fqinjë që ndërron jetë 14 orë pasi u injektua me vaksinën e koronavirusit. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment