Bota

Vdesin mbi 300 njerëz në Iran, pasi përdorën ilaçin e gabuar për koronavirusin

Prej kohës kur u përhap koronavirusi, mediat sociale në Iran nisën të publikonin kura të ndryshme false për këtë lloj virusi, mes tyre edhe Metanoli.
Featured image of article: Vdesin mbi 300 njerëz në Iran, pasi përdorën ilaçin e gabuar për koronavirusin

IRAN– Mbi 300 njerëz kanë humbur jetën dhe 1 mijë të tjerë janë sëmurë në Iran pasi konsumuan METANOL, shkruajnë mediat e huaja.

Mësohet se kjo vdekje masive kaardhur pasi qytetarët iranianë besonin se Metanoli mund t’i  mbronte nga COVID-19.

Prej kohës kur u përhap koronavirusi, mediat sociale në Iran nisën të publikonin kura të ndryshme false për këtë lloj virusi.

Gjithashtu është i ndaluar edhe konsumi i alkoolit, por në vend ka nisur të shpërndahet alkool industrial.

Ndërkohë një zëdhënëse Ministrisë së Shëndetësisë tha se nëse vendet e tjera kanë një problem të vetëm virusin, Irani ka dy tashmë, me lajmet e rreme për medikamentet shëruese e parandaluese.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne duhet të kurojmë njerëzit nga helmimi me alkool, por edhe duhet të luftojmë koronavirusin”.

Tashmë Irani në rang kombëtar numëron 29 mijë raste të personave të infektaur dhe mbi 2200 viktima.

Ndërkohë edhe në Europë, gjendja nuk është e mirë pasi përhapja vazhdon ende me të njëjtën shpejtësi. Bllokimi i pjesshëm në Gjermani do të vazhdojnë edhe për pak kohë. Italia dhe Spanja vijojnë më shifra të frishme të vdekurisht çdo ditë. Deri më tani Italia ka shënuar 80,589 të infektuar, ndërsa Spanja ka 4858 viktima dhe 64,059 të infektuar.

Burimi:  MSN                  

A.C/Dosja.al

Shto Koment