Bota

Vdesin 727 persona brenda 24 orëve, shkon në 13,155 numri i të vdekurve në Itali nga Covid-19

Të paktën 727 persona kanë vdekur nga koronavirusi vetëm në 24 orët e fundit në Itali, duke bërë që vendi më i prekur në botë nga COVID-19 të numërojë rreth 13,155 të vdekur.
Featured image of article: Vdesin 727 persona brenda 24 orëve, shkon në 13,155 numri i të vdekurve në Itali nga Covid-19 Foto ilustruese

ITALI– Ditën e sotme në Itali janë shënuar 727  viktima nga koronavirusi duke e çuar  totalin e të vdekurve në 13,155.

Në dy javët e fundit Italia ka regjistruar shifra tragjike të viktimave nga koronavirusi ku tashmë numërohen mbi  13  mijë të vdekur.

Krahasuar  me një ditë më parë ku u shënuan 837 viktima numri i të vdekurve është ulur me 110, gjë që tregon se situata në Itali po shkon drejt përmirësimit, pasi edhe sipas ekspertit Roberto Bernabei, Italia e ka arritur pikun e koronavirusit.

Në të gjithë territorin e Italisë numërohen 110,574  të infektuar, ku 4,782  raste të reja janë shënuar vetëm sot.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në rang global kanë humbur jetën mbi 44 mijë persona pasi u infektuan me COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Tre vendet më të prekura janë Italia, Franca dhe Spanja. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 13,155. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Spanjë, pasi aty ka shkaktuar 9053 viktima. Ndërkohë, në Francë kanë humbur jetën 3,523 persona, por numri i viktimave rritet nga ora në orë.Virusi është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë numri i të prekurve ka shkuar mbi 100 dhe është shënuar vetëm një viktimë. Në Shqipëri janë 259 persona të infektuar dhe 15 viktima.

Burimi: Corriere.it

A.C/Dosja.al

Shto Koment