Bota

Vdesin 662 persona brenda 24 orëve, shkon në 8,165 numri i të vdekurve në Itali nga COVID-19

Të paktën 662 persona kanë humbur jetën vetëm në 24 orët e fundit në territorin italian nga koronavirusi.
Featured image of article: Vdesin 662 persona brenda 24 orëve, shkon në 8,165 numri i të vdekurve në Itali nga COVID-19 Foto ilustruese

ITALI – Numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavurist në Itali ka shkuar në 8165 .

Vetëm në 24 orët e fundit 662 persona kanë ndërruar jetë për shkak të Covid-19.

Ndërsa sipas mediave vendase në rang kombëtar numërohen rreth 80,539 persona të infektuar nga ky virus. Nga 80,539 të sëmurë rreth 10,361 janë shëruar nga COVID-19 në të gjithë territorin e Italisë.

Krahasuar me ditën e djeshme ku u shënuan 683 viktima ka një ulje të  vogël perj 21 pacientësh të vdekur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pandemia golbale jo vetëm që nuk po e humb fuqinë e përhapjes, por në disa vende ka shënuar vetëm fillimin. Numri i të vdekurve ka arritur 23,028 persona, ndërsa 510,528 janë infektuar nga virusi. Pas Italisë, tashmë edhe Spanja regjistron më shumë vdekje sesa Kina, nga ku edhe lindi pandemia që pushtoi botën. Italia ka shënuar 80,539 mijë të infektuar, nga të cilët 8165  kanë ndërruar jetë. Ndërsa Spanja ka 56197 mijë të infektuar dhe 4145 të vdekur. Shifra po rriten edhe në SHBA, ku numri i të prekurve ka arritur mbi 75 mijë dhe mbi 1,100 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë.

Burimi: CORRIERE 

A.C/Dosja.al 

Shto Koment