Bota

Vdesin 655 njerëz të tjerë nga koronavirusi, spitalet në Spanjë në prag të kolapsit

Të paktën 655 njerëz kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Spanjë duke e çuar numrin total të të vdekurve 4,089.
Featured image of article: Vdesin 655 njerëz të tjerë nga koronavirusi, spitalet në Spanjë në prag të kolapsit Foto ilustruese

SPANJË– Numri i vdekjeve të koronavirusit nën Spanjë për ditën e sotme është rritur në 4,089 , ku 655 njerëz kanë vdekru vetëm në  24 orët e fundit.

Spitalet e vendit përpiqen të përballen me pandeminë. Në Spanjë janë regjistruar gjithsej 56,188 raste krahasuar me 47.610 dje. Spanja tani është vendi i dytë më i goditur nga Koronavirusi.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm parlamenti spanjoll votoi për zgjatjen e masave të urgjencës që kufizojnë njerëzit të dalin nga shtëpitë e tyre, përveç daljeve jetike, si blerja e ushqimeve, ilaçeve dhe për punë. Por, përkundër përpjekjeve për të frenuar infeksionet, stafi i spitalit në Madrid thotë se shërbimet janë “në rënie” për shkak të fluksit të pacientëve në spitale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pandemia golbale jo vetëm që nuk po e humb fuqinë e përhapjes, por në disa vende ka shënuar vetëm fillimin. Numri i të vdekurve ka arritur 20,000 persona, ndërsa 471,000 janë infektuar nga virusi. Pas Italisë, tashmë edhe Spanja regjistron më shumë vdekje sesa Kina, nga ku edhe lindi pandemia që pushtoi botën. Italia ka shënuar 74 mijë të infektuar, nga të cilët 7500 kanë ndërruar jetë. Ndërsa Spanja ka 50 mijë të infektuar dhe 4089 të vdekur. Shifra po rriten edhe në SHBA, ku numri i të prekurve ka arritur në 68,489 persona dhe mbi 1 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë.

Burimi: metro 

A.C/Dosja.al

Shto Koment