Bota

Vdesin 63 njerëz nga koronavirusi në 24 orët e fundit, shkon në 6,091 numri total i viktimave në Iran

Situata e koronavirusit në Iran, sa vjen dhe përkeqësohet, pasi ditën e sotme janë konfirmuar të paktën 63 viktima duke e çuar mbi 6 mijë numrin total të të vdekurëve.
Featured image of article: Vdesin 63 njerëz nga koronavirusi në 24 orët e fundit, shkon në 6,091 numri total i viktimave në Iran Foto ilustruese

IRAN– Të paktën  63 pacientë me koronavirus kanë  vdekur në 24 orët e fundit në Iran, duke e çuar në 6.091 numrin total të vdekjeve që prej fillimit të shpërthimit të Covid-19.

Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Kianush Jahanpur, ditën e sotme përmes një deklarate në Televizionin shtetëror.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara me koronavirus në Republikën Islamike, një nga vendet e Lindjes së Mesme të goditur më shumë nga shpërthimi, ka arritur në 95.646. Mes tyre mësohet se 2.899 persona janë në gjendje kritike, shtoi zëdhënësi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në rang global janë infektuar 3,308,901 persona, 234,139 viktima dhe 1,042,995 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Virusi po‘bën kërdinë’ në Brazil, 1807 të infektuar gjatë orëve të fundit. Vendi më i prekur në botë është Amerika. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 63,871 qytetarë dhe janë infektuar 1,095,304 të tjerë. Në Kinë situata paraqitet më e qetë. Në Itali deri më tani janë shënuar 27,967 viktima dhe në Spanjë kanë humbur jetën 24,543 qytetarë.

Burimi: Nytimes

A.C/Dosja.al 

Shto Koment