Rajoni

Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi/ Vdesin 6 persona dhe infektohen 113 të tjerë nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Të paktën 6 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut dhe 113 të tjerë janë infektuar.
Featured image of article: Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi/ Vdesin 6 persona dhe infektohen 113 të tjerë nga koronavirusi në 24 orët e fundit Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur gjashtë pacientë në Maqedoninë e Veriut dhe janë konfirmuar 113 raste të reja me koronavirus.

Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ku me rritjen e sotme numri i  të sëmurëve ka shkuar në 11.399 dhe kanë humbur jetën 517 të tjerë që prej fillimit të shpërthimit.

Por lajmi i mirë i konfirmuar nga Instituti i Shëndetit Publik i mirë është se 259 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar në 7.480 numrin total të të shëruarve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por mes 11.399 personave të sëmurë aktualisht  janë 3.402 raste aktive.

A.C/Dosja.al

Shto Koment