Rajoni

Vdesin 6 pacientë me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut dhe infektohen 88 të tjerë në 24 orët e fundit

Të paktën 6 pacientë të infektuar me koronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Featured image of article: Vdesin 6 pacientë me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut dhe infektohen 88 të tjerë në 24 orët e fundit Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT– Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 6 persona si shkak i COVID-19.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 88 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 11.289 numrin e përgjithshëm të të sëmurë nga virusi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani Maqedonia e Veriut ka kryer 108.384 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.507 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

A.C/Dosja.al

Shto Koment