Rajoni

Vdesin 4 persona dhe infektohen 57 të tjerë me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Të paktën 4 persona kanë vdekur në 247 orët e fundit në Kosovë dhe janë shënuar 57 raste të reja me koronavirus.
Featured image of article: Vdesin 4 persona dhe infektohen 57 të tjerë me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë Foto ilustruese

KOSOVË– Ditën e sotme kanë vdekur 4 persona dhe janë janë konfirmuar 57 raste të reja me koronavirus, duke rritur edhe më shumë shqetësimin e kësaj situate.

Ky lajm është bërë me dije nga Instituri Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ku më tej ka njoftuar edhe shpërndarjen sipas qyteteve të rasteve të reja në të gjithë territorin e Kosovës.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 16 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Kamenicë dhe Kaçanik.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 137 pacientë të infektuar me koronavirus.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me rritjen e sotme numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 14 mijë e 939, me gjithsej 611 viktima, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Postimi i Plotë:

137 TË SHËRUAR DHE 57 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 678 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 57 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali rajonal Prizren dhe 1 rast nga spitali rajonal Pejë).  Numri total i rasteve pozitive është 14.939 raste nga 60.913 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 611 raste të vdekjes.  Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 137 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.325 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.003. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 16 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Kamenicë dhe Kaçanik.

A.C/Dosja.al

Shto Koment