Rajoni

Vdes drejtori i birrarisë “Peja”, Ernest Jusufi ishte i infektuar me Covid-19 dhe po trajtohej në Shkup

Lajmin e hidhur për vdekjen e biznesmenit e ka dhënë miku i vetë biznesmenit, Adriatik Kelmendi. Përmes një statusi në Facebook, Klemendi shkruan se Jusui për të ishte një mik shumë i mirë.
Featured image of article: Vdes drejtori i birrarisë “Peja”, Ernest Jusufi ishte i infektuar me Covid-19 dhe po trajtohej në Shkup Ernest Jusufi

MAQEDONI– Ernest Jusufi, drejtori i birrarisë “Peja” ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme. Mësohet se biznesmeni ishte i shtruar në spitalin e Shkupit dhe po trajtohej aty, pasi ka rezultuar i infektuar me Covid-19.

Lajmin e hidhur për vdekjen e biznesmenit e ka dhënë miku i vetë biznesmenit, Adriatik Kelmendi. Përmes një statusi në Facebook, Klemendi shkruan se Jusui për të ishte një mik shumë i mirë.

“Ernest Jusufi, një afarist shembull dhe një shok i mirë. Ngushëllime familjes dhe miqve të shumtë!”– shkruan Kelmendi, teksa ka publikuar edhe një fotografi të të ndjerit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ernest Jusufi, ishte i angazhuar në industrinë e ushqimit që nga viti 2005. Ai ka shërbyer edhe si drejtor ekzekutiv i Devolli Distrubution.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment