Bota

Vritet djali 3-vjeçar i deputetit ukrainas, agresorët i zënë rrugën dhe qëllojnë me armë zjarri drejt makinës së tij

Bazuar në raportimet e mediave të huaja është mësuar se makina e agresorëve ka drejtuar armët tek makina e biznesmenuit Sobolev, ku për pasojë humbi jetën i biri i tij.
Featured image of article: Vritet djali 3-vjeçar i deputetit ukrainas, agresorët i zënë rrugën dhe qëllojnë me armë zjarri drejt makinës së tij Foto nga vendi ku ndodhi vrasja

UKRAINË- Së fundmi mediat e huaja kanë shkruar për rastin e rëndë me të  cilën u përball deputeti ukrainas Vyacheslav Sobolev.

Makina e këtij  të fundit është sulmuar  me armë zjarri nga persona të cilët nuk janë identifikuar akoma, që i morën jetën djalit 3-vjeçar të deputetit Sobolev.

Bazuar në raportimet e mediave të huaja është mësuar se makina e agresorëve ka drejtuar armët tek makina e biznesmenuit Sobolev, ku për pasojë humbi jetën i biri i tij.

Nuk dihet se kush ka qenë peroni i synuar për t’u qëlluar, por autoritet përkatëse po hetojnë për  zbardhjen e ngjarjes.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Ministria e Brendshme e Ukrainës thuhet se: Vogëlushi ndërroi jetë në autoambulancë rrugës për në spital.

Burimi: azvision

A.C/Dosja.al

Shto Koment