Aktualitet

Vdes 29-vjeçari në Himarë, familjarët denoncojnë: E përplasi një makinë dy javë më parë, vrasësit lëvizin të lirë

Në denoncim familjarët shprehen se atë që goditën për vdekje të riun vazhdojne ende të lëvizin të lirë.
Featured image of article: Vdes 29-vjeçari në Himarë, familjarët denoncojnë: E përplasi një makinë dy javë më parë, vrasësit lëvizin të lirë Shpëtim Baraj, viktima në aksident

HIMARË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Sarandë. Policia këtë ngjarje e ka mbajtur te fshehtë, ndërsa familjarët kanë denoncuar ngjarjen.

Ata kanë shkruar sot në JOQ dhe shprehet se i afërmi i tyre 29-vjeçari, Shpëtim Baraj, ka ndërruar jetë. Në denoncim familjarët shprehen se atë që goditën për vdekje të riun vazhdojne ende të lëvizin të lirë.

“Pershendetje “ JOQ” une qe po ju shkruaj jam nje prej te afermve te 29 vjecarit i cili u perplas nga nje grup te rinjsh ne Himarë para 15 ditesh ku per fat te keq mbreme ka nderruar jete duke na len pas nje dhimbje shume te madhe 😭 Asgje nuk u be e ditur ne media dhe as nga Policia e “ SANDER LESHIT” .

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kriminelet te cilet goditen per vdekje djalin vazhdojne ende te levizin te lire , duke qen se prinderit e tyre jane njerez të shtetit. Lutem ta bëni publike rastin, sot kriminelet levizin te qete , nderkohe 29 vjecari percillet per ne banesen e fundit 😭”, shkruhet në denoncim.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment