Rajoni

Vdes 21-vjeçarja nga COVID-19 në Kosovë, konfirmohen 205 raste të reja në 24 orët e fundit

21-vjeçarja nga Podujeva me inicialet D.P. pak orë pasi ka kryer lindjen me prerje cezariane ka ndërruar jetë.
Featured image of article: Vdes 21-vjeçarja nga COVID-19 në Kosovë, konfirmohen 205 raste të reja në 24 orët e fundit Klinika Infektive në Kosovë

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë. Sipas mediave vendase bëhet me dije se një vajzë 21 vjeçe që ishte shtatzënë ka ndërruar jetë. 21-vjeçarja nga Podujeva me inicialet D.P. pak orë pasi ka kryer lindjen me prerje cezariane ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar infektologu Valbon Krasniqi. “Mund të konfirmoj se nga shefi i Njësisë Intensive të Mjekësisë Intensive mu konfirmua se ka ndërru jetë pacientja nga komuna e Podujevës e cila para disa orëve për shkak të gjendjes urgjente është dërguar në spitalin e Gjinekologjisë për tu kryer lindja me anë të prerjes cezariane dhe fatkeqësish pas kthimit në intensivë nuk i ka mbijetuar infeksionit me Covid-19”, tha Krasniqi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës është njoftuar se janë konfirmuar edhe 205 raste të reja me koronavirus në vend. Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 4512. Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 388 mostra, prej të cilave 205 kanë rezultuar pozitive.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment