Politike

Vdekje të larta në intubim? Manastirliu: Sëmundjet bashkëshoqëruese japin fatalitet

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, lidhur me faktin që thuajse të gjithë personat që kanë hyrë në intubim kanë humbur jetën, Manastirliu tha se janë sëmundjet bashkëshoqëruese që japin fatalitet.

TIRANË– Ndërsa Shqipëria vijon të jetë nën efektin e masave të izolimit social, në një lidhje në emisionin “Opinion” Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha se  masat kanë dhënë efektet e veta. E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, lidhur me faktin që thuajse të gjithë personat që kanë hyrë në intubim kanë humbur jetën, Manastirliu tha:

Ajo çfarë dua të garantoj është që mjekët tanë punojnë në të njëjtat kushtet siç punojnë mjekët kudo në botë, përsa u përket terapive, aparaturave. Pacientët që futen në respirator trajtohen me të gjithë protokollin që trajtohen dhe në botë. Çfarë më kanë raportuar janë sëmundjet bashkëshoqëruese që japin fatalitet”.

Më tej Manastirliu mohoi faktin që Shqipëria të ketë një  shifër të larte të fataliteteve në raport me rajonin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në raport me numrin e fataliteteve në rajon, Shqipëria nuk është më lartë, bilanci përcaktohet në fund të luftës, por meqë po më pyesni tani. Unë them të presim deri në fund të kësaj lufte për të parë numrat”, tha Manastirliu.

Marrë nga Opinion.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment