Psikologji

Rasti i eutanazisë që po trondit Holandën, kush është mjekja që mori përsipër rastin e pacientit të çmendur?

Prokurorët thonë se mjeku në këtë rast ka thyer ligjin nëse pacienti në momentet e tij më delikate edhe mund të kishte dhënë pëlqimin e tij.
Featured image of article: Rasti i eutanazisë që po trondit Holandën, kush është mjekja që mori përsipër rastin e pacientit të çmendur? Foto ilustruese

HOLANDË– Një mjek Holandez ka dalë para gjyqit si shkak i një rasti historik që pritet të hetohet në bazë të ligjit nëse pacientët me nivel të lartë çmendurie  mund të japin pëlqimin e tyre për të vdekur.

Prokurorët argumentojnë se mjekja, emri i së cilës nuk është bërë i ditur “veproi me qëllimet më të mira”, por theu ligjin holandez të “eutanazisë”, duke mos arritur të sigurojë pëlqimin e një gruaje 74-vjeçare e cila mund të ketë ndryshuar mendjen e saj për vdekjen.

Ishte hera e parë që dikush ka dalë në gjyq mbi një ligj të Hollandës i vitit 2002 që lejon njerëzit të kërkojnë nga një mjek për t’i ndihmuar ata të vdesin.

Mjeku shtoi një qetësues në kafenë e gruas, përpara se të administronte një ilaç vdekjeprurës, pasi pacientja ishte mbajtur nga familja e saj dhe luftonte kundër injeksionit. Gruaja kishte përpiluar më parë një deklaratë të “vdekjes së vullnetshme”, por prokurorët thonë se ajo shfaqi për vdekjen.

“Eutanazia” ka qenë e ligjshme në Hollandë për pacientët që vuajnë nga sëmundje të rënda e të padurueshme që prej vitit 2002. Pacienti duhet të vendos me vullnet të lirë për vdekjen e tij dhe të paktën dy mjek duhet të aprovojnë kërkesën e pacientit.

“Ne nuk mendojmë se ligji është shumë i qartë në këtë pikë dhe për këtë arsye ne mendojmë se nuk është e drejtë që mjeku të dënohet”, tha Vincent Veenman, një zëdhënës i zyrës së prokurorit publik në Hagë. “Asnjëherë nuk kemi dyshuar se mjeku kishte qëllimet më të mira për ta bërë këtë.”

Vdekja e vullnetshme e personave të çmendur mbetet e rrallë në Hollandë. Vetëm dy pacientë me janë ndihmuar edhe nga stafi i mjekëve specialist të vdesin në vitin 2018, krahasuar me 144 pacientë me çmenduri të parakohshme dhe 4,000 pacientë me kancer, sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të transmetuesit kombëtar holandez NOS.

Prokurorët njoftuan katër hetime të tjera penale në lidhje me vdekjen e vullnetshme në vitin 2018, ndërsa Observer raportoi në korrik se vdekja e tre grave të shktruara në klinikat psikiatrike po shqyrtohet edhe për shkeljet e mundshme të ligjit 2002.

Gjykatësit në Hagë pritet të marrin një vendim rreth 9 shtatorit.

Ky rast është një çështje që po ngre debate në të gjithë botën, ku mjekë dhe të gjithë njerëzit janë të ndarë në dy mendime, pro dhe kundër eutanazisë. Megjithatë pritet të shikohet në 9 shtator se kë do mbrojë dhe dënojë ligji.

 Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

Shto Koment