Politike

Vdekja e tre minatorëve në Dibër/ Xhaçka: Detyrimi ynë të bëjmë më shumë për ta e familjet e tyre

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u ka shprehur sot ngushëllimet familjarëve të tre viktimave që humbën jetën mbrëmjen e djeshme në një minierë në Dibër.
Featured image of article: Vdekja e tre minatorëve në Dibër/ Xhaçka: Detyrimi ynë të bëjmë më shumë për ta e familjet e tyre Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

TIRANE– Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet familjarëve të tre viktimave që humbën jetën mbrëmjen e djeshme në minierë. Ajo shkruan se  ka një detyrim për të bërë më shumë për jetën dhe familjen e minatorëve.

Shumë dhimbje për familjet e minatorëve që humbën jetën në Selishtë. Në këtë moment tragjedie, me mendje e me zemër ju gjendemi pranë familjeve që lanë pas Fatos Çesku, Rexhep Rushiti e Ismail Hoxha. Ngushëllimet më të sinqerta, edhe pse, as fjalët e as dhimbja që ndajmë me ta nuk kanë për t’ua kthyer mbrapsht të dashurit e tyre. Ky është një vit i vështirë që vijon të na sprovojë të gjithëve. Por megjithatë, është detyrimi ynë që pavarësisht vështirësive e sfidave të bëjmë më shumë për minatorët e familjet e tyre”, shkruan Xhaçka.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ismail Hoxha, rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere dhe dy puntorët Fatos Çesku dhe Rruzhdi Rrushiti; përkatësisht 55 dhe 29 vjeç janë asfikuar nga një rrjedhje gazi brenda në minierë duke iu sjellur vdekjen e menjëhershme. Ende nuk dihet se përse zhdukja e tyre nuk ishte njoftuar më parë nga kolegët e punës dhe përse ishin vetëm ata që po punonin në galeri në momentin kur kanë ndërruar jetë. Policia e Dibrës ka nisur hetimet lidhur me tragjedinë dhe ka nisur marrjen në pyetjeve të punonjësve të tjerë të galerisë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment