Aktualitet

Vdiq në punë nga mungesa e sigurisë, arrestohet përfaqësuesi i firmës së ndërtimit në Golem. Dy të tjerë në kërkim

Sipas një njoftimi nga Policia mësohet se i arrestuar ka mbetur shtetasi M. K., i cili kishte marrë përsipër kryerjen e punimeve në objektin e ndërtimit në Golem ka shkelur rregullat e mbrojtes në punë.
Featured image of article: Vdiq në punë nga mungesa e sigurisë, arrestohet përfaqësuesi i firmës së ndërtimit në Golem. Dy të tjerë në kërkim

KAVAJË- Përfaqësuesi i një firme ndërtimi është arrestuar sot nga Policia e Kavajës, pas vdekjes së një punëtori pasi ra nga lartësia. Po ashtu administratori i kësaj firme dhe drejtuesi teknik janë shpallur në kërkim.

Sipas një njoftimi nga Policia mësohet se i arrestuar ka mbetur shtetasi M. K., i cili kishte marrë përsipër kryerjen e punimeve në objektin e ndërtimit në Golem ka shkelur rregullat e mbrojtes në punë. “Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punëtori D. H. (i cili ra nga lartësia dhe më pas ndërroi jetë në spital) nuk ka qënë i siguruar dhe nuk ka patur kontratë pune me firmën e punimeve që shtetasi M. K. Përfaqësonte”, shtohet më tej në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Arrestohet përfaqësuesi i firmës që kryente punimet dhe shpallen në kërkim policor administratori dhe drejtuesja teknike, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Golem, ku në një objekt ndërtimi u rrëzua nga lartësia dhe më pas ndërroi jetë në spital punëtori D. H.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit: M. K., 37 vjeç, banues në Durrës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky shtetas, me detyrë përfaqësues i firmës që kishte marrë përsipër kryerjen e punimeve në objektin e ndërtimit në Golem ka shkelur rregullat e mbrojtes në punë, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punëtori D. H. (i cili ra nga lartësia dhe më pas ndërroi jetë në spital) nuk ka qënë i siguruar dhe nuk ka patur kontratë pune me firmën e punimeve që shtetasi M. K. përfaqësonte.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim policor administratori dhe drejtuesja teknike e firmës që kryente punimet, shtetasit I. K. dhe E. S., pasi nuk kishin marrë masa për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësim i paligjshëm”.

Pak kohë më parë një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë punës në Tiranë, ku ra një skelë dhe vdiqën 2 punëtorë. Po ashtu nga rënia e skelës u plagosën dhe 3 punëtorë të tjerë. Për këtë ngjarje pati dhe të arrestuar, por më vona gjykata ka liruar një pjesë të tyre.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment